Veliaj padi për shpifje për Bashën dhe Tabakun, PD: Lojërat me paditë politike nuk të shpëtojnë

Veliaj padi për shpifje për Bashën dhe Tabakun, PD: Lojërat me paditë politike nuk të shpëtojnë

Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Pas padisë për shpifje dhe për lejet që i dhanë vetes gjatë kohës që ishin në drejtimin e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ardhur një reagim nga selia blu. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një dalje për mediat,  tha se roli prej budallai dhe loja me paditë politike nuk e shpëtojnë Kryebashkiakun e Tiranës. Sipas PD, devijimi i rrjedhës së Lumit Lana, u bë për të favorizuar projektin e biznesmenit të akuzuar për trafik droge, Edmond Bego.

Bashkia e Tiranës bëri dje atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë qytetarët për të mbuluar të vërtetën e projektit luksoz 60 milionë euro të trafikantit të drogës, Edmond Bego. Përveç mashtrimeve të tjera, Bashkia tha se projekti që zhvendos shtratin e lumit Lanë nuk do të nisë tani. Por ky pohim kundërshton deklaratën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë, sipas të cilit puna për Lanën do të niste shumë shpejt. Roli prej budallai dhe loja me paditë politike me shpresën për të larguar vëmendjen nga skandali, nuk e shpëtojnë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga pyetja që tani e bëjnë shumë njerëz në Tiranë: Sa është pjesa e Erion Veliajt në projektin rezidencial 60 milionë euro që e detyroi atë të ndryshojë planin urban të Tiranës dhe të zhvendosë Lanën në favor të projektit të trafikantit të dënuar të drogës Edmond Bego?

Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa:

"Bashkia e Tiranës bëri dje atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë qytetarët për të mbuluar të vërtetën e projektit luksoz 60 milionë euro të trafikantit të drogës, Edmond Bego. Përveç mashtrimeve të tjera, Bashkia tha se projekti që zhvendos shtratin e lumit Lanë nuk do të nisë tani. Por ky pohim kundërshton deklaratën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë, sipas të cilit puna për Lanën do të niste shumë shpejt. Bashkia ka dy alternativa. Ose të pranojë se kryetari Erion Veliaj gënjeu dje kur tha se nuk ka emergjencë ose të pranojë se Erion Veliaj ka gënjyer qytetarët një vit më parë.  Në çdo rast mbetet fakt i pandryshueshëm dhe i pamohueshëm se Erion Veliaj dhe Edi Rama firmosën në Planin e ndryshuar Urbanistik të Tiranës, zhvendosjen e Lumit të Lanës me qëllim që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës. Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës."

Dokumentet e publikuara nga PD, për Planin Vendor të Tiranës, miratuar nga kryeministri Rama ku tregohet sipas PD, zhvendosja e Lumit Lana

Dokumentet e publikuara nga PD, për Planin Vendor të Tiranës, miratuar nga kryeministri Rama ku tregohet sipas PD, zhvendosja e Lumit Lana

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan