Veliaj: Park sportiv edhe për të
 rinjtë, ‘dhurata’ e Bashkisë

Veliaj: Park sportiv edhe për të<br /> rinjtë, ‘dhurata’ e Bashkisë
Pas fëmijëve e të moshuarve, tani edhe të rinjtë do të kenë hapësirën e tyre. Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e tre fushave sportive në qendër të së cilave do të jenë llojet e ndryshme të sportit ku përveç atyre tradicionaleve do krijohet mundësia për të praktikuar edhe sporte të tjera siç është regbi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investim është i rëndësishëm , i cili i jep edhe më shumë jetë parkut, por krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat. Ai tha se ky projekt pritet të përfundojë brenda pak ditëve dhe do të jetë një dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën të gjithë të rinjve të qytetit.

Siç e dini, përfunduam me sukses këndin e lojërave, i cili sot është ndoshta investimi që ka pasur më shumë duk në Bashkinë e Tiranës. Kush është prind dhe ka fëmijë, më jep të drejtë, por besoj se edhe gjyshet e gjyshërit, që e kanë parë çfarë suksesi ka pasur këndi i lojërave, bien dakord se e kemi kthyer në funksion real për qytetin të gjithë hapësirën e parkut të Liqenit”, është shprehur Veliaj.

Sopas kreut të Bashkisë çdo investim që bëhet në sporte apo në projekte, që sjellin aktivitet fizik për qytetarët, është njëkohësisht edhe investim në shëndetësi.

Mezi pres që ta rendisim Tiranën, jo vetëm në qytetin më të pastër, por edhe më të shëndetshëm në rajon”, ka përfunduar deklaratën e tij kreu i Bashkisë Veliaj. 

[gallery]20161[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot