Kandidati socialist për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbylli fushatën e tij elektorale, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të kryeqytetit për të vijuar projektin e Tiranës europiane edhe për 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se tashmë nuk ka më asnjë dyshim se në 30 qershor e gjithë Tirana dhe Shqipëria do të votojnë kandidatët e koalicionit të majtë dhe Partinë Socialiste. Ai u shpreh se tashmë pas KQZ-së e Kolegjit Zgjedhor, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vulosën 30 qershorin si datën kur do të mbahen zgjedhjet vendore.
“Deri sot mund të kishte njerëz që mund të kishin dyshime, mund të kishte njerëz që kishin hamëndësime, mund të kishte njerëz që kishin një ndrojë, por e tha KQZ, e tha Gjykata, e tha edhe Amerika: Në datën 30 qershor Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të shkojë të votojë për punën dhe jo për dhunën, do të shkojë të votojë për ndërtimin dhe jo për shkatërrimin, do të shkojë të votojë për dashurinë dhe jo për zjarrin, do të shkojë të votojë për ta çuar Tiranën dhe Shqipërinë lart dhe jo ta ulim poshtë dhe ta rrënojmë atë. Do votojmë djem dhe vajza që në emër të PS-së do të kemi shumicën në Këshillin tonë Bashkiak për të marrë vendimet tona të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.
Më tej, ai theksoi se mezi pret që me votën e qytetarëve në 30 qershor ta çojë Tiranën edhe më përpara në rrugën e saj të transformimit të nisur në këto 4 vite të këtij mandate të parë. “Për mua dhe për skuadrën time, ka qenë një privilegj, ka qenë një mision dhe ka qenë një bekim i jashtëzakonshëm t’iu shërbeja në këto 4 vite si shërbëtor i Tiranës dhe i tironsve. Por mezi pres nëse më jepni besimin mua dhe skuadrës ne të fillojmë 4 vite të tjera”, u shpreh Veliaj.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
21.9%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor, 16:32
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj 5 orë në SPAK! Jep shpjegime si person që ka dijeni: Do flas në këshillin bashkiak (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08