Veliaj: PD i kërkon votat jo për të
na çuar përpara, por atje ku ishim

Veliaj: PD i kërkon votat jo për të<br />na çuar përpara, por atje ku ishim
TIRANË - Kandidati i së majtës për  Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me banorët e zonës së Zall-Bastarit. Duke u kujtuar banorëve të kësaj zone se në këtë zonë kanë drejtuar vitet e fundit vetëm të djathtët dhe sërish nuk kanë bërë gjë.

Këta i kërkojnë votat, jo për të çuar vendin përpara, por premtojnë se do ta çojnë atje ku ishte.”- tha Veliaj.

Duke iu rikthyer vlerësimit për palën tjetër, ai përmendi Florenc Hoxhën si modeli që prezantohet nga PD si më të mirët, por që sipas tij është një person problematik. Gjatë dëgjesës me banorët e kësaj zone, Veliaj tha se ky komunitet vuan ende për ujin e pijshëm ndërsa akuzoi kryetarin aktual të bashkisë, Lulzim Bashën se nuk ka bërë asgjë për Tiranën.

"Njerëzit flasin për gjëra konkrete dhe jo për SHQUP. Duhet të trokasim në çdo shtëpi të djathtë dhe ti themi; a ka njerëz të djathtë sot që të thotë se 'Të rroj Saliu' dhe se rrihet Florenc Hoxha" A ka njeri normal kështu? A ka njeri që thotë se le të rrijë fëmija mbi plehra, dhe të rrojë partia?",-tha Veliaj.

Veliaj shtoi më tej se, "duhet të votoni për zgjidhjen e nevojave ne  familjete tuaja. Personat me aftësi të kufizuar nuk paguheshin më parë, ndërsa të varfrit nuk merrnin ndihmë ekonomike. Askush nuk do të kthehet më atje ku ishte, ndaj nuk duhet të kthemi atje ku ishim. Programi ynë do të jetë mbështetje për zgjidhjen e problemeve të njerzve në vështirësi dhe mundësi arsimimi dhe punësimi profesional"

Ndërtimi i rrugës së Zall-Bastarit është prioritet i kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, pas 21 qershorit. Në takimin me banorët e kësaj zone, Veliaj premtoi ndërtimin e rrugës 3.5 km që lidh Zall-Bastarin me rrugën e Arbrit, si një mundësi për të zhvilluar gjithë zonën.

Duhet patjetër të mbarojmë shkollën, si dhe të përfundojmë 3.5km rrugë që na lidh me rrugën e Arbrit, si një mundësi për zhvillim. Gjithashtu, është shumë e nevojshme që të kemi një treg për të gjitha produktet e zonës, për çdo njeri që zbret nga Zall-Bastari e që duan të shesin produktet e tyre në Tiranë. Për këto gjëra konkrete do të punojmë çdo ditë, deri në 21 qershor”,- deklaroi Veliaj.
 
Ai tha se Tirana do të ketë një pikë të re hyrëse dhe banorët e Zall-Bastarit do të kenë akses në këtë pikë të re hyrëse të qytetit, nga e cila do të përfitojnë drejtpërdrejtë. “Është më e vështirë të vish në Zall-Bastar se të shkosh në Vlorë apo në Shkodër. Për 4 vite e shkatërruan Tiranën dhe Zall-Bastarin, mendoni se duhet t’u japim edhe 4 vite të tjera? Ata s’kanë asnjë plan për fshatin. Ne e dimë saktësisht se cilat rrugë duhen rikonstruktuar dhe shkollën në Murriz që duhet ndërtuar”, tha Veliaj.
 
Ai deklaroi se kryebashkiaku aktual është i paaftë për të bërë ndonjë punë dhe se PD-ja i kërkon votat, jo për ta çuar vendin përpara, por premtojnë se do na çojnë atje ku ishim.

Kushdo që punon tokën e vet dhe e sjell produktin e tij për ta shitur në Tiranë, do të marrë vetëm respekt. Në qoftë se quhesh banor i Tiranës, duhet të kesh të njëjtat shërbime kudo në Tiranë. Ne s’mund të kemi shkollë të mirë në bllok dhe një shkollë të keqe në Zall-Bastar. Nuk mund të kemi diferencime, pavarësisht se ku jeton”.- vijoi Veliaj.

Duke prekur problemet e personave me aftësi të kufizuara, Veliaj tha se s’duhet harruar që bashkia aktuale dhe qeveria e kaluar i la 6 muaj pa bukë, sepse i bënë lekët fushatë. “Nuk u dhanë ndihmën ekonomike dhe tani duan që të marrin sërish votën. Njerëzit nuk janë budallenj dhe Shqipëria e ka zgjedhur rrugën: të gjithë do të shkojmë në drejtimin e duhur”, -tha kandidati i mazhorancës së majtë për kryetar bashkie i Tiranës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar