Veliaj për situatën në PD: Janë si Big Brother, specializohen në nxjerrjen e njerëzve nga shtëpia e tyre

Veliaj për situatën në PD: Janë si Big Brother, specializohen në nxjerrjen e njerëzve nga shtëpia e tyre

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe debatin se kujt i takon vula. Në një intervistë për Top Neës, ai deklaroi se ajo që po ndodh sot me opozitën, i ngjan formatit të Big Brother, ku PD-ja specializohet në nxjerrjen e njerëzve nga partia.

“Kam përshtypjen se atij reality-shoë i ngjajnë për faktin se sipas formatit të Big Brother, opozita specializohet në nxjerrjen e njerëzve nga shtëpia. Por nëse në Big Brother ndodh për lojë, në SHQUP kjo ndodh në të vërtetë. Pra, një gjysmë nxjerr gjysmën tjetër nga partia, pastaj gjejnë diversantët, gjejnë bashkëpunëtorët me amerikanët dhe rrezikun anglo-amerikan, pastaj tradhtarët… në këtë sens situata është tragjikomike”, tha ai.

Veliaj, edhe si drejtues politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, nënvizoi se nuk do të merret me llogaritë e opozitës, por me ato të skuadrës së tij për të bërë më shumë punë. 

“Herën e fundit e kam thënë me batutë, por unë besoj se është vërtet tragjikomike, ku fokusi më i madh i tyre është kë do nxjerrim nga shtëpia dhe jo kë do fusim në shtëpi. Megjithatë, në këtë lloj pune kam mësuar që të mos bëj kurrë llogaritë e të tjerëve, por të bëj llogaritë e skuadrës, punës sonë, e kontaktit tonë me njerëzit. Nuk jam këtu që t’i jap këshilla askujt, përfshirë këtu edhe kundërshtarët”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refiku: 09/03/2023 18:51

    Ore pede... shqipfolës ore tradhtar i pështirë, përveq e përqan popullin Shqiptarë !

    Përgjigju
  • Altini: 09/03/2023 13:43

    Kurse ju keni nxjerrë gjithë shqiptarët të marrin arratinë nga vendi i tyre o monstër perverse. Ju i bëtë shqiptarët të ndjehen si refugjatë në vendin e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish