Veliaj:Për strehimin ofrojmë 1
mln $ për 1500 kredi të buta 

Veliaj:Për strehimin ofrojmë 1<br />mln $ për 1500 kredi të buta 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa ka folur në konferencën ndërkombëtare “Strehim për të gjithë” ka thënë se bashkia e Tiranës me buxhetin e vitit të ardhshëm do të vërë në dispozicion 1 milion dollarë të cilat do të gjenerojnë 1500 kredi të buta për çiftet e reja.
 
Erion Veliaj ka thënë se strehimi dinjitoz është bileta për të dalë nga varfëria.

Veliaj ka theksuar se çështja e strehimit prek 1/3 e zonës urbane dhe se bashkia e Tiranës në buxhetin e vitit tjetër do të akordojë 1 milion dollarë për të zbutur kreditë për familjet e reja për blerjen e apartamenteve duke zbutur 1200 kredi.

Duke u ndalur tek çështja e strehimit e cila nuk duhet të jetë problem, Veliaj tha se ndërtuesit që ndërtojnë do të lënë apartamente për banesa sociale për integrimin e kësaj kategorie personash”

Efiçenca e strehimit social është zgjidhja më e mirë. Çështja e strehimit prek 1/3 e zonës urbane. Sfidat për gjenerim urban e infrastrukturë. Po shohim çështjen e strehimit me shumë seriozitet. Një familje që nuk e ka dramën e strehimit ofron shumë më shumë. Synojmë strehim dinjitoz dhe infrastrukturë moderne.Strehimi është paja dhe investimi më i mirë për të dalë nga varfëria. Ne po eksplorojmë disa opsione si marrëdhënia partneritet publik privat. Ne ofrojmë tokë për ndërtim banesash sociale. Dua të theksoj se strehimi dinjitoz është bileta për të dalë nga varfëria. Në tetor do të kalojmë planin e ri urbanistik dhe duam që në buxhetin e vitit tjetër të lëmë 1 milion dollar për të zbutur kreditë për familjet e reja.

Në buxhetin e vitit tjetër do të parashikojmë rreth 1 milion dollarë për të zbutur kreditë për familjet e reja që duan të blejnë shtëpi. Llogaria jonë tregon se me 1 milion dollarë mund të zbusim 1500-2200 kredi, në varësi të kërkesës për sipërfaqe që do të kenë familjet aplikuese”, theksoi Veliaj.


Kjo, sipas tij, do të ketë jo vetëm efekte në çështjen e strehimit, por edhe në disa komponentë të tjerë siç janë, gjenerimi i sistemit bankar dhe atij të ndërtimit me afro 60 milionë euro.

“Çfarë nënkupton kjo? Së pari, që disa qindra familje do të bëhen me shtëpi. Së dyti, që sektori i ndërtimit do të ketë një zhdërvjelltësim. Së treti, nga statistikat, çdo punë në ndërtim krijon 2 punë të tjera në industrinë mbështetëse ndaj sektorit të ndërtimit”, tha Veliaj.
 
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se krahas punës për transformimin e qytetit, bashkia ka menduar disa zgjidhje që do të zbusin çështjen e strehimit. Një nga zgjidhjet e para është ajo ku bashkia ofron asetet e saj, si troje apo ndërtesa jofunksionale, në mënyrë që investitorët privat të ndërtojnë banesa sociale.

Po shohim disa mundësi, si për shembull ideja për një marrëdhënie partneriteti publik-privat, ku nëse bashkia ofron një terren të lirë, pa kosto, në një nga pronat e saj, për të parë interesin e biznesit për të ndërtuar me kosto të ulët banesa sociale”, u shpreh Veliaj.

Por, kjo sipas tij, nuk duhet parë si zgjidhje parësore, pasi krijon edhe efekte negative në jetën sociale të këtyre banorëve.

Për ne është sfidë jashtëzakonisht e madhe çështja e “getozimit”. A mjafton vetëm të ndërtosh një lagje të tërë, ku ti thua këto janë projektet tona të banesave sociale dhe praktikisht, krijon një geto ku stacioni i autobusi të shkollës identifikohet me banesa sociale? Besoj se një zgjidhje e tillë ishte e mirë për krizat emergjente, por në plan afatgjatë, krijimi i getove të tilla nuk është ide e mirë”, shtoi Veliaj.

Ndaj ai theksoi se Bashkia e Tiranës po sheh zgjidhje të tjera, si bashkëpunimi me ndërtuesit, të cilët kundrejt një bonusi nga bashkia të mund të vënë në dispozicion apartamente me kosto sociale për të pastrehët.

Një ndër kategoritë që do të kenë prioritet për të përfituar kredi të butë, do të jenë çiftet e reja. Po ashtu me prioritet do të jenë edhe familjet që u është dëmtuar banesa nga fatkeqësitë, si dhe disa ketegori të tjera që do përcaktohen në vendimin e ri që do marrë Bashkia e Tiranës.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit