Veliaj për Zonën e Lirë Ekonomike: Do punësohen 5-7 mijë persona; Fokusi i bashkisë 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia

Veliaj për Zonën e Lirë Ekonomike: Do punësohen 5-7 mijë persona; Fokusi i bashkisë 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia

1717085097_veliajjjj.JPG

Zona e Lirë Ekonomike e Tiranës (TEDA) pritet të punësojë 5-7 mijë krahë pune. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se fokusi i bashkisë në 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia.

“Me bumin që ka pasur aeroporti, me aksesin që na jep Porti i Durrësit, me afërsinë që ka tek krahu i punës në Tiranë, ne parashikojmë që të ketë 5-7 mijë punësime te zona e lirë ekonomike. Kemi mbërritur te një fazë ku, shumë prej vendimmarrjeve shkaktojnë energji të mirë në ekonomi. Kjo do të thotë se gjithmonë e më shumë, në një moment që kanë mbaruar projektet kryesore, Sheshi, Pazari, Liqeni, Parku, Unaza, Bulevardi, fokusi i bashkisë në 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia dhe te çfarë investimesh mund të bëjmë ne që prodhojnë punë nga ato që paguhen mirë”, tha ai. 

Veliaj nënvizoi se Zona e Lirë Ekonomike e Tiranës është një projekt që tashmë ka filluar dhe shumë shpejt do të nisë dhe faza e dytë e investimit. “Ne tashmë kemi marrë licencën nga qeveria, kemi bërë investimin për fazën e parë. Kemi një interes të shprehur nga shumë kompani, por bëhet fjalë jo për kapanone ku do punohet në fasoneri. Bëhet fjalë për teknologji të reja, kryesisht automotive, digital, cloud computer, pra që janë punët e të ardhmes dhe që paguhen shumë më mirë se ato rrogat modeste të fasonerisë. Jemi në një situatë ku do të duhet shumë shpejt fazën e dytë të investimit që ka të bëjë jo vetëm me terrenin aty, por edhe lidhjen me autostradën, lidhjen me Kombinatin që krahu i punës të vijë edhe nga zona e Kasharit, Vorës, deri dhe në Durrës dhe në Kamëz, njësia 6 , njësia 13”, u shpreh kreu i Bashkisë.


Lajmi kryesor:

Shkollat digjitale te Piramida e Tiranës, Veliaj: Synojmë 20 mijë fëmijë në vit! Bizneset me qira paguajnë për kurset falas


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion