Veliaj pret delegacionin e deputetëve japonezë: Krenarë që ju kemi aleatë në fushën e teknologjisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim një delegacion me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u shpreh i lumtur që Shqipëria, e cila me hapjen e Piramidës, do të kthehet së shpejti në epiqendrën digjitale për Ballkanin, ka përkrah Japoninë, një prej vendeve më të përparuara sa i takon teknologjisë.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të presim për një vizitë pune në Tiranë deputetin Hirai Takuya [Anëtar i Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Kryetar i Delegacionit], ambasadorin e jashtëzakonshëm të Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, dhe delegacionin shoqërues për industritë digjitale. E informova delegacionin për faktin se Tirana, me hapjen e Piramidës, do të kthehet në një epiqendër digjitale për Ballkanin, kryesisht për t’iu mësuar fëmijëve aftësitë teknologjike, që i bëjnë ata të gatshëm për punët e së ardhmes. Unë besoj se nuk kemi aleat më të mirë se Japonia për të mësuar dhe për të parë se si bota akademike, universitetet, kapitali që vjen nga korporatat e ndryshme, të gjithë duhet të jenë pjesë e këtij ekosistemi për të garantuar që suksesi i njërit është edhe suksesi i secilit. Ndaj, u jam shumë mirënjohës për ambasadorit dhe deputetit,” u shpreh Veliaj. 

Kryetari i delegacionit të deputetëve japonezë, Hirai Takuya, tha se është i lumtur për këtë bashkëpunim me Shqipërinë, për rritjen e mëtejshëm të potencialit të të rinjve në fushën e teknologjisë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)