Karta e Studentit me 40 shërbime, lehtësira edhe nga kompani private

Nga Ministria e Arsimit ku prezantoi modelin e Kartës së Studentit, çka përmbush një tjetër zotim të Paktit me Universitetin, kryebashkiaku Veliaj listoi edhe shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do fillojë punën fakultet më fakultet, në të njëjtën mënyrë siç është dhënë karta e identitetit dhe pasaporta në zyrat e “Aleat”.

“Do ketë minikioska të vogla në çdo fakultet dhe do themi, nga kjo datë në këtë datë do jemi tek Filologjiku, nga kjo deri në këtë datë tek Socialja, Artet dhe kështu me radhë tek Juridiku. Pra për t’i dhënë një diapazon kohor disaditor edhe në varësi të numri të studentëve që janënë secilin fakultet.

Brenda muajit maj ne bëjmë pajisjen me kartë universiteti, kartë studentore të të gjithë Universitetit të Arteve, Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik ka 3660 studentë, i Shkencave Sociale, 1920, i Drejtësisë 2021 studentë, i Gjuhëve të Huaja 3799, Histori - Filologji 1800, Shkencat e Natyrës, 4700 studentë në total, pra numri i ditëve ku do jemiprezent do jetë në proporcion me madhësinë e fakulteteve. Më pas në finale, nëse dikush ishte sëmurë, do kemi një zyrë qendrore pranë Bashkisë së Tiranës për të gjithë ata që duan, u humbet karta apo gjëra të kësaj natyre”, deklaroi Veliaj.

TRANSPORTI PUBLIK

Tarifa për transportin qytetas - Aboneja e studentit ka vlerën 600 lekë për një muaj

Tarifa për transportin rrethqytetas –Studentët nëpërmjet kartës së studentit do të përfitojnë abonenë e studentit sipas ligjit përkatës.

MUZETË

1. MuzeuHistorikKombëtar

Çmimi standard – 200 L.
PërStudentët – 60 L.

Adresa:Sheshi “Skënderbej”, Tiranë, Shqipëri

2. Shtëpia me Gjethe

Çmimi standard – 700 L.
Për Studentët – 210 L.

Adresa: RrugaIbrahim Rrugova, Tirana, Albania

3. Bunk’Art 1

Çmimi standard – 500 L.
Për Studentët – 300 L.

Adresa: Rruga Fadil Deliu Tirana, Abania

4. Bunk’Art 2

Çmimi standard – 500 L.
Për Studentët – 300 L.

Adresa: Rruga Abdi Toptani, Tirana, Albania

5. Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij

Çmimi standard – 200L.
Për studentet  - falas

Adresa: Rruga “28 Nëntori”, Tirana, Albania

6. MuzeuArkeologjik

Çmimi standard – 300L.
PërStudentët – 100L

Adresa:Sheshi “Nënë Tereza” Tiranë, Shqipëri

7. Muzeu i Shkencave të Natyrës

Çmimi i biletës 50 L për të gjithë.

Adresa: Rruga Todi Shkurti , Tirana, Albania

8. Muzeu i Forcave të Armatosura

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: Rruga e Dibrës,Tirana, Albania

9. Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Hyrja pa biletë për të gjithë.
Duhet rezervuar paraprakisht online në ëeb-in e Bankës
për të vizituar muzeun.

Adresa:Sheshi “Skënderbej”, Tiranë, Shqipëri

10. Muzeu Mezuraj

Çmimi standard – 200L.
Për Studentët – 100L

Adresa: Rruga Kavaja , Qendra bisnezit “Sun” , Tirana, Albania

11. Qendra Botërore Bektashiane

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: Rruga “Dhimitër Kamarda” nr. 10 Tiranë, Shqipëri

GALERITË

1. Galeria Kombëtare e Arteve

Çmimi standard – 200 L.
Studentët – 100 L.

Adresa: Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tirana, Albania

2. Galeria Fab

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: Universiti I Arteve , bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tirana, Albania.

3. Galeria Zeta

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: Rruga Abdyl Frasheri , Hekla Center, Nd.8, H.7, P. 31, Ap.4, Tirana, Albania

4. Galeria Kalo

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: Rruga Ibrahim Rugova , No. 1 Tirana, Albania

5. Gallery 70 Contemporary Art

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: RrugaAbdi Toptani , Tirana Albania

6. Bazament Art Space

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: RrugaPjeter Bogdani  37 Tirana, Albania

7. Cod

Hyrja pa biletëpër të gjithë.

Adresa: Bulevardi“Dëshmorët e Kombit”,  Tirana, Albania

7. Art GaleriE.Rira

Hyrja pa biletëpër të gjithë.

Adresa: Medar Shtylla Street, Tirana, Albania

8. Vivart Gallery

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: Rruga Sami Frashëri (përballë drejtorisë së Policisë), Tiranë, Shqipëri
9. Tulla Culture Center

Adresa: Rruga Hiqmet Delvina, Ndërtesa 4, Hyrja 2. Komuna e Parisit, Tiranë.

10. Tirana Art Lab
Hyrja e lirë

Adresa: Rruga Ymer Kurti, Tiranë

11. IICAS - International Interactive Contemporary Art Space

Adresa: Perlat Rexhepi Street

12. Qendra kulturore kombëtare për fëmijë

Teatri i kukullave
Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora
Çmimi për studentët – 5000L/ora

Adresa: Rruga“Çamëria”  Tirana, Albania

TEATRO DHE KINEMA

1. Teatri Kombëtar / ArTurbina

Fundjava çmimi i biletës për të gjithë- 300 L.
Të mërkurë të enjte çmimi për të gjithë 150 L.

Adresa: Rruga Sermedin Said Toptani

2. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 200 L.

Adresa: Rruga Sermedin Said Toptani

3. Teatri Metropol

Çmimi standard – 500 L.
Studentët – 300 L.

Adresa: “Ded Gjo Luli” street, Tirana, Albania

4. Kinema Millenium

Çmimi standard– 500 L.
Për Studentët – 20% ulje për ata që kanë kartën e studentit.

Adresa: Shëtitorja “ Murat Toptani”, Tiranë, Shqipëri

5. Kinema Imperal

Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 10% ulje.

Adresa: Bulevardi Bajram Curri,Tiranë, Shqipëri

6. Kinema Cineplexx

Çmimi standard në 2D– 600 L.
Studentët – 450 L.

Çmimi standard në 3D– 750 L.
Studentët – 600 L.

Adresa: Qendra Tregtare TEG

Asetet në varësi të APR- së.

1. Reja

Për aktivitete biznesi – 20.000  lekë / ora.
Për aktivitete edukative (shoqata) – 5000  lekë / ora.
Për aktivitete të zhvilluara nga studentët - falas

Adresa: Bulevardi Deshmoret e Kombit
Përballë GKA
2. Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë
Çmimi i biletës për frekuentimin  fushave sportive në PMLAT:
Fusha e futbollit - 400 lekë / ora / personi, për orët e natës me ndriçim në fusha me bar.
200 lekë / ora / personi, ditën pa ndriçim në fusha me bar.
Fusha e volejbollit –100 / lekë / ora / personi.
Fusha e basketbollit –100 / lekë / ora / personi.
Studentët (arsimi publik) tarifohen 50%, me detyrimin të paraqesin një dokument vërtetues.

3. Kopshti Zoologjik 

(Kopshti Zoologjik sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 105, datë 28.09.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.59, datë 30.12.2015, për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”( i ndryshuar). Pika II.e.2 )

Çmimi i biletës – 100 L

Adresa: Liqeni i Thatë

SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË
1. Qendra Multifunksionale TEN

Salla e madhe me qera 5000L/ora.
Nëse realizohet në bashkëpunim me qendrën TEN, salla është falas.

Adresa: Rruga Myslym Shyri

2. Bibliotekat e Lagjeve

Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas.

3. Sheshet Publike

Çdo student apo grupstudentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë