Tiranë, 17 Korrik/ATSH-Z.Tosku/ -Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, prezantoi sot punën e 300 ditëve të para të ministrisë së tij në qeverisje.
Veliaj ka theksuar gjatë fjalës se tij se të gjithë pavaresisht vendit dhe kohes, po bëjmë një puna të përbashket për të përfituar një shoqëri me shance të barabarta dhe solidare.  Ai përmendi instuticionet në varësi të MMSR, duke nënvizuar punën e secilës. "Jam krenar për Etleva Bishën, Drejtoresën e Shërbimit Social Shtetëror, sepse u eliminuan 20. 000 veta që abuzonin me ndihëm sociale. Me vjen mirë që kemi arritur deri këtu. Unë jam shumë krenar që u përfshinë me të drejta ata që ishin lënë jashtë, me patëdrejtë". Duke përmendur një histori të një politikani të njohur amerikan, Presidentit  John Kennedy, Veliaj tha se "na duhet të bejmë edhe një milje më shumë për t'u zhvilluar', në çdo sektor social./vijon/ /a.ke/