Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u bë baba dy ditë më parë, pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa solli në jetë djalin e tyre. Pas shumë komenteve dhe pyetjeve lidhur me emrin e djalit, Veliaj ka vendosur të shuajë kuriozitetin e të gjithëve.
Në një postim në Instagram, kryebashkiaku ka zbuluar se emri i djalit është as “trim” as “poet” siç ishte përfolur, por “Kajan”.
Veliaj ka shpërndarë foto të djalit Kajan, por edhe një foto me mjekun gjinekolog, Orion Glozheni, i cili siç shkruan edhe Veliaj i është gjendur pranë në këtë fazë.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe mjeku Orion Glozheni
“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan - tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”-shkruan Veliaj.
U befte 100 vjec dhe e gezofte pasurine qe do i lere i jati. A eshte prape 20% apo ???
Përgjigjuu rrite me shendet e jete te gjate urime.
Përgjigju