Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba për herë të parë ditën e sotme. Gruaja e e kryebashkiaku, Ajola Xoxa ka sjellë në jetë djalin e tyre të parë. Shqiptarja.com mëson se në orën 9:40 të mëngjesit ka ardhur në jetë djali i shumëpritur për familjen.

Xoxa ka sjellë në jetë djalin që peshon 3 kilogram e 400 gram, dhe sipas burimev gëzon shëndet të plotë. Lindja e djalit është pritur nga mjekët e maternitetit "Koço Gliozheni".