Veliaj publikon fotot, ja si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri: Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton

Veliaj publikon fotot, ja si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri: Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton

Shumë shpejt Tirana do të ketë një shesh të madh fundor në Bulevardin e Ri. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka publikuar foto se si do të duket në finale ky shesh që pritet të jetë një tjetër atraksion në kryeqytet.

 “Me ndihmën e qeverisë së Katarit, e cila na miratoi një grant 11 milion euro, nisim së shpejti PUNËN për realizimin e projektit të sheshit fundor në Bulevardin e Ri!  Mirënjohës për Emirin e Katarit, Al Thani, por edhe ambasadorit në Tiranë, Al-Marri. Tirana do të ketë sheshin ceremonial që meriton”, shkruan Veliaj.

Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/05/2023 02:48

    Po emrin si do t'a kete? Apo dhe ky do te kete ndonje emer arab per mirenjohje si aeroporti i Kukesit?

    Përgjigju
  • Tata: 25/05/2023 22:07

    Kur do vije radha qe TIRANA TE KETE EDHE BANJA PUBLIKE SIC KA GJITHE BOTA E CIVILIZUAR,apo pas murit akoma me kostum e kollare?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë