TIRANË - Banka Botërore ka vleresuar reformën e pensioneve në Shqipëri, e cila do fillojë të zbatohet nga 1 janari 2015, si një ndër reformat më të mira në botë. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së 17 nëntorit në Arkivën Qendrore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, nga drejtori i Operacioneve i Bankës Botërore, John Roome.
Lidhur me pagesën e kamatëvonesave, ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, është shprehur se nga 1 janari 2015, qytetarët që s'kanë mundësi t'i paguajnë menjëherë sigurimet shoqërore, mund ta bëjnë këtë çdo 3 muaj. "Por, deri në datën 31 dhjetor, pagesat e prapambetura duhen paguar tani, me çmime shumë modeste", është shprehur Veliaj. Sipas reformës së pensioneve, 2015 do të jetë viti i parë i uljes së subvencioneve nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve.
Lidhur me buxhetin 2015, Veliaj theksoi se heqja e pensionit tavan do të mundësojë pensione më të larta duke filluar nga 1 janar 2015.
Në shkurt të këtij viti, kur nisi te marre jete kjo reforme, Veliaj është shprehur ne lidhje me heqjen e pensionit tavan se "eshtë e arsyeshme të heqim pensionin tavan e t'i jepet e drejta çdokujt të kontribuojë më shumë nëse do. Reforma konsiston edhe në zhvillimin e skemave alternative të kontributit shoqëror. Është normale që njerëzit të jenë përfitues të disa skemave. Do të ketë benefite të mjaftueshme për të moshuarit. Deficiti mund të reduktohet, duke e bërë skemën të vetëmjaftueshme dhe të përballueshme", ka theksuar Veliaj.
Ndërkaq, ditën e premte (21 nentor) miinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje punëtorëve dhe kompanive që ushtrojnë funksionin e tyre në Shqipëri, të ndërgjegjësohen për të deklaruar pagën reale dhe të paguajnë sigurimet, në mënyrë që të përfitojnë pensione më të larta pas 1 janarit 2015. Këtë deklaratë ministri Veliaj e bëri gjatë aktivitetit te organizuar në kompaninë ANTEA Cement "1000 ditë pa aksidente në punë", ku u shoqërua edhe nga Drejtori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli. /ATSH/
/Shqiptarja.com