Veliaj: Së shpejti, dy hapësira të reja për varreza publike në Tiranë

Veliaj: Së shpejti, dy hapësira të reja për varreza publike në Tiranë

Erion Veliaj

Pjesë e planit për zhvillimin e Zonës së Lirë Ekonomike dhe shfrytëzimin e hapësirave të lëna në harresë shumë pranë Tiranës, është edhe ndërtimi i një varreze të re në zonën e Kasharit.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se ka lindur nevoja për pasjen e hapësirave të reja për varreza, të cilët do të konceptohen sipas një modeli perëndimor.

“Me Planin e ri Urbanistik ne kemi vënë re se varrezat në Tufinës dhe Sharrës janë të ezauruara. Nuk është dinjitoze që, njerëzit që kanë dhënë jetën për qytetin dhe kanë kontribuar në komunitetin tonë, do duhet të përcillen në hapësira që sot po tejmbushen sepse nuk janë konceptuar, që në fillim, me dinjitetin e dikujt që shkon për të kujtuar të afërmin e tij.

Prandaj, kemi planifikuar që, edhe në zonën e Farkës, edhe në Kashar, të hapim dy varreza të reja. Do t’i konceptojmë sipas vendeve të prehjes që kemi parë në perëndim, me distancë, me stola, vend për vendosjen e luleve, me pemë, por edhe vend për të kryer ceremonitë fetare të krishterë apo myslimane”, sqaroi Veliaj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Me vetëm tre fjalë, Mbappe kopjon Ronaldon në prezantimin te Real Madrid

VIDEO/ Me vetëm tre fjalë, Mbappe kopjon Ronaldon në prezantimin te Real Madrid