Veliaj: Shkolla e re jetike për Kodër Kamëz. Ndërtuar mbi tokë private të shpronësuar. E turpshme histeria e PD

Veliaj: Shkolla e re jetike për Kodër Kamëz. Ndërtuar mbi tokë private të shpronësuar. E turpshme histeria e PD

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të ngrihet mbi një tokë private e cila është shpronësuar nga Bashkia e Tiranës për të plotësuar nevojat jetike të këtij komuniteti.

Përmes një postimi në twitter, kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizon se ata të cilët lejuan mbi 200 ndërtime pa leje në këtë zonë heshtën, ndërsa e cilëson të turpshme histerinë e përfaqësuesve të PD ndaj shkollës së re që është një kërkesë e kahershme e banorëve të Njësinë nr 11 në kryeqytet.

“Im atë ka kaluar një dekadë në U. Bujqësor. Unë kam kaluar fëmijërinë në vitet '80!  Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp! Por akoma më turp sot histeria ndaj shkollës JETIKE për NJ.11 në tokë PRIVATE shpronësuar nga Bashkia Tiranë. TURP”, nënvizon Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguron qytetarët se shkolla e re në Kodër Kamëz do të plotësojë të gjitha standardet, teksa thekson se godina e re që është dizenjuar me pasion nga një prej arkitektëve më të mirë si Stefano Boeri, do të jetë më e mira në Shqipëri.

“A e patë Liceun, Baletin, Kosovën? Mbajeni mend! Akoma më e bukur do jetë shkolla e rë në Kodër Kamëz - në një anë parashkollor e 9-vjeçare e në anën tjetër gjimnaz! Dizenjuar me pasion nga Stefano Boeri e investuar me dashuri nga Bashkia e Tiranës, do të jetë më e mira në Shqipëri”, shkruan Erion Veliaj.

Për shumë vite të lënë në harresë, falë vëmendjes së shtuar të Bashkisë Tiranë, banorët e Institutit Bujqësor dhe Kodër Kamëz gjatë këtyre katër viteve kanë përfituar nga një sërë projektesh sikurse është investimi madhor për Projektin e Rehabilitimit të Lumit të Tiranës, shtimi me 17 klasa mësimore në Shkollën “Isa Boletini”, me terrene sportive e sistem ngrohje si shkollat më model në kryeqytet. Nuk flitet më për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbi të gjitha ujë më cilësor nga furnizimi në rrjet i Bovillës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë