Shpërbërja e LSI dhe LRI në Laprakë 3 muaj më parë është konsideruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, një proces i pritshëm pas aferave në të cilat është përzierë sa herë kjo forcë politike ka pasur pushtet.
Nga Lapraka, ku zhvilloi një takim me banorë të kësaj njësie, Veliaj tha se ajo që po propozon sot LSI në kryeqytet është që të kthejmë bandën e targave, familjen e inkriminuar, dosja e të cilës sot ndodhet në SPAK.
“Po ju sjellin këtu Rimin me të vëllain dhe thonë t’i kthejmë gjërat siç ishin. Të kthejmë gjithë bandën e targave?! Vandaku i dosjeve në SPAK për Yllin dhe Rimin është më i gjatë se unë në këmbë. Nëse modeli ynë është puna, sakrifica, investimi, pastrimi, urbanizimi dhe modeli yt janë target dhe dosjet në prokurori, atëherë kjo është fyerje. Me të drejtë LSI e Laprakës shpërbëhet dhe kthehet në shtëpinë e vet, se shikon si ti ofendon dhe sjell një familje të kriminalizuar. Njerëzit më të lodhur, më të mbaruar e të kriminalizuar i kanë sjellë si ofertë politike dhe duan të përdorin zgjedhjet si lavatriçe për imazhin e njerëzve të diskretituar,” u shpreh Veliaj.
Ndërsa, për Partinë Demokratike, Veliaj tha se ka zgjedhur kandidaturën e Albana Vokshit, që mbahet mend vetëm për rekordin e shpifjeve publike.
Kujtojmë se pak ditë më parë Shqiptarja.com dhe Report Tv zbuluan detaje tronditëse rreth abuzimit me detyrën të ish-drejtorit të Patentave për periudhën 2013–2017, Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, dosja e të cili tashmë është në duart e SPAK.
Dosja voluminoze bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe për vendosje të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij.
Lajmi kryesor:
Veliaj takim me banorët e Laprakës: PD ju solli Vokshin, shpifëse me profesion! Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK (VIDEO)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.8%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08