Veliaj shtron drekën e Fiter Bajramit për njerëzit në nevojë: Vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë, ia dalim për të çuar vendin përpara

Veliaj shtron drekën e Fiter Bajramit për njerëzit në nevojë: Vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë, ia dalim për të çuar vendin përpara

Bashkia e Tiranës shtroi sot drekën festive të Fiter Bajramit në të gjitha qendrat sociale, për dhjetëra familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj zgjodhi të uronte këtë festë për gjithë besimtarët, duke shërbyer drekën në qendrën sociale në Kombinat “Të qëndrojmë së bashku”.

Veliaj tha se festa si kjo e Fiter Bajramit, janë edhe një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që janë aty për të të dhënë një dorë në momente nevoje dhe vështirësie.

“Askush nuk ia del dot vetëm pa shokë, pa miq, pa bashkëpunëtorë, pa institucione të tjera, që na japin kontribut edhe mbështetje. Në këtë muaj të shenjtë kemi pasur momente edhe për të reflektuar. Ka shtëpi te Lana, që preken nga zgjatimi i Lanës. Vendimi ynë është që asnjë njeri që preket nga rruga e re, nga zgjatimi i Lanës, nuk do ngelet pa shtëpi, bashkia do t’i paguajë shtëpinë e re, qiranë, derisa të ndërtohet pallati, për t’u siguruar që Tirana ecën përpara, po teksa ecën përpara nuk sakrifikohet jeta dhe shtëpia e askujt. Por kush punon edhe gabon. Në qoftë se njëri bën 1 mijë punë, 2 mijë punë, gjasat janë që një nga këto punë të ketë pikëpyetje dhe probleme. Një mënyrë për të mos gabuar kurrë është të mos bësh asnjë punë, mos bëj asgjë, vetëm shaj të tjerët, shpif tërë ditën, dhe pengo të tjerët të punojnë. Kjo na ndodhi ne në Kombinat. Pengo, pengo, pengo, tani që u liruam, shikoni sa shpejt u bënë pallatet. Shikoni sa shpejt po bëhet shkolla “Musine Kokalari”, shikoni sa shpejt mbaroi shkolla “Lasgush Poradeci”, shkolla “Betim Muço”. Prandaj, kush punon edhe mund të gabojë, por kush s’punon dhe kush s’bëri dot një shkollë, një punë, një vepër, historia nuk ka vend për ta”,- u shpreh ai.

Kryebashkiaku u zotua se do jetë aty për të çuar Tiranën përpara dhe të bëjë që si qendra edhe periferia të jenë njësoj, dhe të investohet me të njejtën cilësi si në qendër.

“Faleminderit të gjithëve për përqafimet, për mikpritjen, për të gjithë dashurinë që më keni dhënë, për të gjitha urimet. Siç e shikoni, jam shëndoshë e mirë, me energji të reja për ta çuar Tiranën përpara, por për të mos lënë asnjë njeri tjetër pas. Është shumë e rëndësishme që qyteti të ecë përpara, biznesi të zhvillohet, turizmi, të ecë ekonomia, por ndonjëherë harrojmë që ka disa njerëz që ngelen mbrapa nga zhvillimi. Ngelen prapa se mund të kenë pasur një fatkeqësi, mund të kenë pasur një hall, mund të kenë pasur fëmijët në emigracion, mund të kenë pasur një sëmundje. Kjo qendër e jashtëzakonshme tregon që, siç po punojmë për shkollat, për kopshtet, për çerdhet, ashtu edhe qendra duhet të jetë me të njëjtën cilësi. Kur gjërat bëhen me të njëjtën dashuri, me të njëjtën cilësi dhe me të njëjtin respekt për njerëzit, unë besoj se atëherë vërtet kemi qytetin solidar që kemi ëndërruar dhe që kemi punuar të gjithë së bashku”, tha Veliaj.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin