BURREL- Sistemi online i monitorimit dhe raportimit të dhunës në familje është prezantuar sot në Burrel. I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Mirëqenies Erion Veliaj tha se ky projekt dixhital po aplikohet në 25 bashki, duke regjistruar çdo rast dhune. Sipas ministrit Veliaj kjo është një mënyrë që edhe dhunuesit të marrin dënimet që i parashikon ligji.
“Dhuna në familje është edhe çështje kulture. Nuk kemi pasur një mekanizëm që ndiqte rastet e dhunës në familje. Por sot kjo ka ndryshuar sepse për herë të parë kemi gra që drejtojnë bashkitë. Projekti që lancojmë sot është dixhital dhe po aplikohet në 25 bashki. Aty regjistrohet çdo rast dhune, tregon si po ecën procesi dhe ku ka ngecur. Ky sistem na siguron që t'i shkojmë deri në fund rasteve të dhunës sepse jemi një shoqëri që nuk e toleron me dhunën. Kjo është mënyra më e mirë që të sigurohemi që dosjet të mos i zërë pluhuri dhe të kemi dënime maksimale për ata që ushtrojnë dhunë. Dhuna nuk është zgjidhje. Deri tani ane raportuar në sistem 531 raste. Nuk është burrni të ngresh dorën mbi një femër”, tha ministri Veliaj.
Më tej, ministri i Mirëqenies tha se ndihmën ekonomike do ta marrin vetëm gratë, me synim fuqizimin e tyre, ndërsa theksoi se burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, e humbin të drejtën e ndihmës ekonomike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO