Një lajm i mirë për të gjitha ato familje që kanë jetuar në godinat e konvikteve të zëna pas viteve ‘90, por që mbetën të pastreha pas tërmetit të 2019. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se këto familje të cilat nuk jetojnë më në konviktet në Universitetin Bujqësor ose Qytetin Studenti, do të marrin bonus qiraje.
““Ne tani vërtetë i kemi mbaruar 8 godina tek Universiteti Bujqësor i Kamzës, por në qoftë se ne i rikthehemi në 2023-in pushtimit të godinave me familjarë, në vend të studentëve, do të thotë që kemi hedhur një verë të vjetër në një fuçi të re. Pra kemi sjellë një mentalitet të vjetër në godina të reja. Nuk mund të vazhdojë më kjo. Kështu që ftesa për të gjithë këta banorë është që ne t’i ndihmojmë me subvencionimin e qirasë, por do ta bëjmë me qiranë e tregut, pra edhe subvencionimin do ta bëjmë siç bëmë për këto 43 familje, por aplikimi do bëhet tek secila njësi, pra te 2, 8 dhe 11-ta. Se nuk falim dot shtëpi dikujt që s’e kishte atë shtëpi. Kërkoj mirëkuptim të këtyre banorëve, nuk po i lëmë pa zgjidhje, por zgjidhja është sistemi i bashkisë për njerëzit që kanë nevojë që ne t’ju paguajmë qiranë, por jo duke i zënë dhomën një studenti. Pra nuk zgjidhim një hall, duke shkaktuar një hall, ose një problem tjetër”, tha Veliaj.
Falë këtij vendimi përfitojnë edhe studentët, pasi rritet kapaciteti i strehimit të tyre në këto kampuse universitare.
Lajmi kryesor:
Bashkia e Tiranës miraton bursat për më shumë se 1350 nxënës ekselentë! Veliaj: Janë vlerat e qytetit
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14