Veliaj takim me arbitrin e CAS dhe nënkryetarin e Komitetit Ligjor në UEFA, Efraim Barak: Bashkojmë forcat për të pastruar llumin që ka zaptuar futbollin shqiptar prej 20 vitesh
Nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA Efraim Barak dhe Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në zyrën e tij kryeavokatin ndërkombëtar të drejtësisë sportive, Efraim Barak, me të cilin ka biseduar për pastrimin e futbollit shqiptar.
"Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar! Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar! FORCA!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Sot krimi ekonomik i policisë Tiranë ka kallëzuar në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar në Prokurorinë e Tiranës.
Kujtojmë se sot Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, pritet të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
FSHF sot e ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për ndërhyrje në procesin e saj zgjedhor. FSHF thotë se ka ndërhyrje dhe i është bërë presion anëtarëve. Por ndërkohë FSHF ende nuk ka asnjë shpjegim për akuzat që i janë bërë në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
18%
-
JO
73.2%
-
NUK E DI
8.8%
Vota total: 3401
Lajme të tjera
-
Aksident në Selitë, përplaset 24-vjeçari duke udhëtuar me motor
20 Maj, 16:45
-
Conference League, Veliaj: Dy ‘Fan Zone’ për tifozët e Romës dhe Feyenoord
20 Maj, 13:50
-
Veliaj krah Yuri Kim në koncert: E turpshme që ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enverit, kundër Amerikës
19 Maj, 21:24
-
'Vendi i Shqiponjave', ambasadorja Kim mesazhe në gjuhën shqipe: Bashkimi bën fuqinë
19 Maj, 20:18
-
250 neurokirurgë europianë në Shqipëri për kurs trajnimi, Petrela: Eveniment i madh, për herë të parë në vendin tonë
19 Maj, 19:56
-
Kompleksi i pishinave te Liqeni, Veliaj: Lajm i mirë për Tiranën, do të transformohen në hapësira për sportistët dhe fëmijët, i administrojmë më mirë se privati
19 Maj, 16:55
-
Ishte shpallur në kërkim plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
19 Maj, 12:08
-
Ilir Meta shfaqet si kandidat për kryebashkiak i kryeqytetit: Çlirimi i Tiranës detyrim qytetar dhe patriotik
19 Maj, 11:18
-
Sot 4 të vdekur në 3 aksidente! Vdes 25 vjeçari dhe kushëriri i tij në Rrugën e Kombit, përgjumja e taksistit i merr jetën pasagjeres në Lezhë! Në Fier fermerin e zë poshtë zetori
19 Maj, 08:59
-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
19 Maj, 08:26
-
Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, makina përfundon në greminë, 100 metra poshtë rrugës! Vdes i riu, plagoset 19-vjeçari
19 Maj, 08:05
-
FOTOT/ Rikonstruksioni, si është shndërruar piramida e Tiranës, ‘Këmbana e Paqes’ do rikthehet sërish si kujtesë e trazirave të 97’
18 Maj, 17:52
Me ne fund u kujtuat qe duhet zhdukur ky maskarai qe e ka privatizuar futbollin Shqiptar bashke me ata qe e rrethojne i spastroni funderrinat e kombit
Përgjigju