Në vijim të turit të gjelbër drejt zgjedhjeve të 14 Majit, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj mbolli disa pemë në Njësinë 5 në kryeqytet. Veliaj renditi me banorët disa prej investimeve më të rëndësishme që janë bërë në këtë zonë, të cilat kanë bërë që të rritet ndjeshëm vlera e pronës.
“Dikur në “Rrugën e Kosovarëve” duhet të kaloje me tank, sot është një nga rrugët që i është rritur më shumë vlera e pronës në të gjithë Gadishullin Ballkanik, se në Tiranë dhe në Shqipëri as nuk diskutohet. Rruga e Kosovarëve sot është komplet model zhvillim. Ka disa veta që thonë është rritur shumë vlera e pronave. Në Tiranë 93% janë pronarë. Në qoftë se një pronë në 2015-n vlente 100 lekë dhe tani vlen 250 ose 300, kjo është mirë apo është keq? Keq është kur bie vlera e pronës. E di unë si ulen çmimet e pronës. Lërë një natë Tiranën pa pastruar, bie vlera e pronës. Lëre dikë të fillojë ndërtimi pa leje, bie vlera e pronës. Lëre dikë të të çajë rrugën përpara dhe të të vërë kunja dhe bllokues, bie vlera e pronës. Lëri komshinjtë të theren me njëri – tjetrin, pa administrator dhe të bie vlera e pronës. Lëri të kthehen ata siç e bëmë atë gabim në 2011-n dhe ne e pamë që shkoi vlera e pronës si ‘kovë pusi’ ”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku tha se kush ka bërë 100 punë, shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë e investime të tjera, bën akoma më shumë. “Kush i bën 40 shkolla bën edhe 42, kush i bën 100 rrugë, bën edhe 105, kush i bën 1 milion mbjellje bën edhe 1 milion e 100 mijë. Por kush nuk ka prekur mistri dhe lopatë me dorë, nuk bën dot asnjë punë. U them kundërshtarëve, një shkollë më thoni nga fillimi në fund. Heshtin se nuk kanë bërë asnjë shkollë. Ne duhet të përveshim mëngët, të vazhdojmë përpara, të bëjmë edhe lotin e fundit të shkollave dy të Astirit, dy të Liqenit të Thatë, dy të Saukut, për t’u siguruar qe mbaron kjo punë”, tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Veliaj ironizon projektin e Këlliçit: Ata që dje premtuan nënkalim te “Zogu i Zi” sot duan të prishin Sheshin Skëndërbej
K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
29 Nëntor, 13:20
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
Volejboll/ Partizani për meshkuj dhe Skënderaj për femra fitues të Kupës Pavarësia 2024
29 Nëntor, 10:32
-
Protesta e 26 nëntorit/ Gjykata cakton 'arrest shtëpie' për protestuesin e opozitës, ishte me precedentë
29 Nëntor, 10:15
-
Vrasja e Martinit/ Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë! S'u përdorur thika e postuar në rrjete
29 Nëntor, 09:12
-
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
29 Nëntor, 08:10
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro
28 Nëntor, 16:56
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27