Veliaj takim me komunitetin çam: PDIU dhe LSI e shohin pushtetin si plaçkë, na bllokonin buxhetin e bashkisë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS në këtë qark, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorë të komunitetit çam në njësinë 3, ku nënvizoi se qytetarët po largohen nga siglat partiake dhe po i bashkohen Partisë Socialiste, në të cilën besojnë se do ta çojë vendin përpara.

Veliaj solli shembullin e Rrogozhinës, ku Partisë Socialiste iu bashkuan 2500 ish-simpatizantë të PDIU-së.

“Pavarësisht bindjeve që mund të kemi pasur në të kaluarën, edhe në Rrogozhinë për shembull, na janë bashkuar 2500 vetë nga komuniteti çam, që thonë: E di çfarë, PS punon, me PS ecin gjërat përpara, hajde t’i japim të gjithë një dorë. Si Parti Socialiste, gjërat i kemi bërë me ndershmëri zemre!”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se ndryshe nga parti si PDIU-ja, që nacionalizmin e përdorin si demagogji, PS-ja veproi me zemër dhe ndershmërisht për çështjen e detit. Sipas tij, “koha për t’i shkuar pas flamurit të partisë, - meqenëse ti je çam, do votosh për partinë tonë, kurse ti që ke ardhur nga Skrapari, do votosh për partinë tonë, - ka mbaruar”.

Veliaj shtoi se PDIU, edhe LSI, qëllimin e vetëm kanë përdorimin e pushtetit si plaçkë, gjë që e kanë dëshmuar edhe në Bashkinë e Tiranës, kur bllokonin buxhetin e qytetarëve.

“Kur i kishim këto partitë e vogla në koalicion, nuk bëje dot asnjë punë. Të thoshte, “ku është plaçka ime?”. Bllokohej buxheti në Këshillin Bashkiak se LSI-ja donte një gjë, PDIU-ja diçka tjetër, dhe ti thoshe, “po mirë, për të shqyer plaçkën keni ardhur këtu? Apo për të bërë këto 5 punë, që njerëzit të thonë e lanë një gjurmë”, deklaroi Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë