Veliaj takim me pensionistët e Njësisë 7: Abone për transport publik falas nga 1 janari 2025

Drejtuesit Politikë të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, nisën sot nga Njësia 7, një tur takimesh dhe bashkëbisedimi me të gjithë pensionistët e njësive të kryeqytetit, për t’i hapur udhë Planit të Ri për Pensionet.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky tur do të jetë një fushatë informimi për pensionistët, ndërsa theksoi se për pensionistët  do të ketë abonene për transportin publik falas nga 1 janari 2025 dhe rritje e ndjeshme e pensioneve.

“Në vitin 2013 nuk e kishim luksin ta bënim këtë bisedë. Skema e pensioneve ishte në faliment, i ngjante pusetave të Tiranës, se në 2013 as Tirana s’kishte puseta. Sot nuk diskutohen pusetat, por se si Bashkia e Tiranës gjithashtu do të kontribuojë me abonenë e transportit publik falas për çdo pensionist nga 1 janari 2025. Ndaj, ky është momenti për të bërë një bisedë, për të marrë edhe disa mendime, dhe për të përfunduar me një fushatë për të informuar njerëzit, që të bëjmë histori dhe jo histeri, për të pasur pensione shumë më të larta se ato që kemi sot, plus bonusin e bashkisë për transportin falas, plus bonusin e qeverisë për fundvitin, plus një rritje të qenësishme për pensionet.

Të gjithë bashkë jemi një skuadër, nuk jemi veç e veç, dhe si skuadër kemi mundësinë të bëjmë histori. Në këtë 80 vjetor të çlirimit, kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar këtë vit me një super reformë, që ta fillojmë vitin tjetër mbarë me bonusin e fundvitit, me abonenë e transportit falas dhe me një rritje të ndjeshme të pensioneve”, tha Veliaj.

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës tha se propozimi është për një rritje masive, të ndjeshme të pensioneve duke filluar nga viti tjetër. Ai e cilësoi këtë një lajm të jashtëzakonshëm.

“Ne themi çfarë do të bëjmë më shumë, jo çfarë do të bëjmë më pak. Indeksimi është një detyrim ligjor i fundvitit, duke pasur parasysh inflacionin e atij viti, kurse propozimi i qeverisë është për një rritje masive, të ndjeshme në xhep, në shportë, në pagesë, të pensioneve, nga viti tjetër e tutje. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm sepse sot e kemi mundësinë ta bëjmë këtë bisedë.

Më herët nuk e kishim këtë mundësi sepse u përballëm me tërmetin dhe pandeminë. Pra, ideja është që në muajt tetor, nëntor, dhjetor të marrim të gjitha propozimet, pastaj me buxhetin e rritur të shtetit, bashkia do të bëjë pjesën e saj me abonenë e pensionistit nga 1 janari e tutje, të ofrojmë një paketë ku vërtet të ndihet një rritje e ndjeshme e pensionit”, përfundoi Veliaj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?