Veliaj takim me sipërmarrës në Rrogozhinë: Luli, kukull në duart e Ilir Metës! Nuk voton dot as veten sepse i ka skaduar karta e identitetit (VIDEO)

Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar kreun e PD-së Lulzim Basha, si një kukull në duart e Ilir Metës.

Më tej Veliaj tha gjatë një takimi me sipërmarrës në Rrogozhinë, se Basha nuk voton dot as për veten e tij në 25 Prill sepse i ka skaduar karta e identitetit.

“Imagjino të kesh një lider që fle gjumë, që zgjohet në orën 11 dhe që e trajtojnë si kukull. Se ç’punë kishte Lul Basha t’i vinte mbrapa Ilir Metës për një zyre partie 300 mijë lekë, ku ishte lideri? Është i dobët! Se kur nuk të voton as gruaja jote, nuk je lider i forte. I skadon karta dhe nuk voton dot as për veten. Tani kërkon shtyrjen e afatit të kartave. Do ta bëjmë shtyrjen e afatit, por ne mendonim se do e bënim për popullin, jo për këtë që do kandidojë për kryeministër pa kartë, pa patentë.-tha Veliaj.

Ai i bëri thirrje komunitetit të Rrogozhinës që të mendojnë për interesin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, jo për njerëz që duan të rikthejnë të shkuarën.

“Partitë e tjera ofrojnë të shkuarën, rikthimin e Saliut, Fatmir Mediut, të Shpëtim Idrizit, të Dules, njerëz që nuk i lidh asgjë. Monarkisti me republikanin, PDIU me partinë e grekëve - nuk i lidh asnjë gjë, i lidh vetëm interesi për karrige. Ndërsa ne këtu na lidh interesi për Rrogozhinën, për familjet tona dhe për të gjithë qarkun e Tiranës”, theksoi Veliaj.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)