Veliaj takon ekselentët e shkollës 'Sinan Tafaj' dhe 'Andon Zako Çajupi': Bashkëpunoni me njëri-tjetrin, vetëm kështu ecni përpara
Kryebashkiaku Veliaj në takim me nxënësit ekselentë
Nxënësit ekselentë të shkollave “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi” zhvilluan një bashkëbisedim me kryebashkiakun Erion Veliaj, me të cilin diskutuan për rëndësinë që Bashkia e Tiranës po i kushton promovimit të nxënësve të mirë në kryeqytet. Veliaj i inkurajoi nxënësit të jenë gjithmonë bashkëpunues dhe solidarë me njëri-tjetrin.
“Në një vend i cili është prekur gjithashtu, nga histeria e mediave sociale, e lajmeve të rreme, e atyre që quhen fakte alternative, unë besoj se kush është i mirë, mbetet, pavarësisht se ndonjëherë ‘llumi’ shkon lart dhe ajka poshtë, është vetëm çështje kohe sa ajka e shoqërisë, më të mirët, të jenë lart. Po të jeni të fokusuar, jam i sigurt se do të mbërrini në finish dhe do të shkëlqeni. Në thelb, ky është mësimi kryesor i jetës, sa të përkushtuar jeni për të qenë më të mirët, siç keni qenë deri tani”, tha Veliaj.
Për kreun e Bashkisë, reputacioni i shkollave të kryeqytetit varet nga historitë e suksesit që shkruajnë vetë njerëzit dhe jo nga historitë e së kaluarës. Ai shtoi se ky reputacion duhet kuruar përditë.
“Historinë e suksesit e shkruajnë vetë njerëzit, nuk ta sjell “Zana e Malit”, as historitë e së kaluarës apo anekdodat se cilat kanë qenë shkollat më të mira të viteve ‘80-të. Kanë kaluar 40 vjet nga ajo kohë; kjo do të thotë se reputacioni është diçka që kurohet përditë dhe nuk mund të vazhdojë inercia e 40 viteve”, u shpreh ai.
Veliaj u drejtoi një ftesë të rinjve, për të shtrirë këndvështrimin e tyre përtej të qenit nxënës të mirë. Sipas kryebashkiakut, në radhë të parë ata duhet të jenë qytetarë të mirë, pavarësisht kundërshtive apo debateve.
“Po ta shikojmë njeri-tjetrin me këtë sy, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Është provuar edhe më parë se ky qytet mund të çohet përpara, por edhe është mbushur me plehra. Ama, e kemi bërë Kryeqytetin Europian të Rinisë, të Sportit dhe vitin tjetër do të jetë i Kulturës”, përfundoi kreu i Bashkisë.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
54.7%
-
Ministrisë
42.5%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në lokalin afër SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e grupit shqiptaro - gjerman që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani! Vlera 3.3 mln euro
3 Korrik, 19:08
-
'Ismail Kadare do prehet në një vend vetëm të tij' Fjalimi i plotë i Edi Ramës: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin! Hija e Nënë Terezës e mbrojti nga kush s'e deshi (FJALIMI I PLOTË)
3 Korrik, 12:06
-
Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal 100 metër afër SPAK, Islam Sefa! Ja pamjet kur agjentët e BKH-së i vënë prangat
3 Korrik, 11:13
-
Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhe publike në TKOB e ceremoni familjare varrimi! Edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut nderuan kolosin e letërsisë shqipe
3 Korrik, 07:20
-
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori! Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit (EMRI)
2 Korrik, 20:43
-
Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze
2 Korrik, 18:00
-
Tiranë /Falsifikonte stampa dhe formularë, në pranga një person (EMRI)
2 Korrik, 13:31
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët dhe zbulon shkakun: Xhelozia për një vajzë
2 Korrik, 11:36
-
Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim
1 Korrik, 15:22
-
Kapet në Spanjë 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Apeli i Tiranës e kishte dënuar me 4 vite burg (EMRI)
1 Korrik, 15:00
-
VIDEO/ Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, dëme materiale
1 Korrik, 07:10
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve
30 Qershor, 20:45