Roberto Gualtieri dhe Erion Veliaj, Romë,Itali

Në vizitën e tij në Romë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryebashkiakun e kryeqytetit italian, Roberto Gualtieri.

Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se me Gualtierin u ra dakord të punohet bashkërisht për të afruar edhe më shumë Tiranën dhe Romën.

“Pas takimit emocionues me Papa Françeskun, pata një takim vëllazëror me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri! Kemi kujtime të shkëlqyera nga triumfi i ASRoma në finalen e UEFA Europa Conference League dhe do të punojmë së bashku për t'i afruar edhe më shumë qytetet tona”, thekson Veliaj.

Veliaj ishte i ftuar në Vatikan nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.


Lajmi kryesor:

Tirana 'kryeqytet evropian i rinisë dhe i sportit'/ Veliaj në Romë, flet për RAI-n: Evropa është destinacion brenda nesh