Veliaj takon në SHBA komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman

Veliaj takon në SHBA komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eriion Veliaj, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se: “Shumë i lumtur që u takova me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman. Pres me padurim bashkëpunimin me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC”.

Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams si dhe me aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital