Veliaj takon përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të guidave: Në 2019 turizmi në Tiranë urrit me 35%, është prioriteti ynë

Veliaj takon përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të guidave: Në 2019 turizmi në Tiranë urrit me 35%, është prioriteti ynë

TIRANE- Në Ditën Ndërkombëtare të Guidave, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të guidave turistike, me të cilët ndau ambicien për ta kthyer turizmin në një pjesë të qenësishme të ekonomisë së Tiranës.

“Në Tiranë kemi pasur një rritje të turizmit me 35%. Vjet ishte viti i parë kur patëm më shumë turistë që vizituan Tiranën sesa banorë. Thyerja e këtij rekordi na bën jashtëzakonisht optimistë. Tirana sot renditet në një nga qytetet kryesore për “city break”, pra një pushim qytetas, jo plazhi, jo mali, pra jo të një jete rurale, por të një 3-ditëshi, që ndryshe quhet edhe si fundjavë e gjatë. Një nga gjërat që duam të bëjmë për të ndihmuar guidat është shtimi i ‘menusë’, ndaj në këto 5 vite jemi përpjekur të shtojmë pikat turistike”, shpjegoi Veliaj.

Ai tha se secili prej nesh e ka mision të jetë një zëdhënës i mirë i vendit të tij sepse në këtë mënyrë ndihmon edhe ekonominë. “Secili prej nesh ka mision të jetë një zëdhënës i mirë i vendit. Nuk është një vend i lehtë, është i vështirë, ndaj për të gjithë ata që sot thonë ‘Na mbyti betoni’, u them: Dakord, kthehu nga ke ardhur dhe liroje shtëpinë tënde për dikë që do të vijë në Tiranë, ose bëj atë që thua! Na mbytën kullat?! Mirë, dil vullnetar dhe shko jeto poshtë një ure, liroje hapësirën te kulla jote”, tha Veliaj, duke shtuar se ky qytet është i destinuar të rritet. “Mund të bëhemi populistë, mund të përdorim emocionet e njerëzve për lajme të rreme e panik, por fati i këtij qyteti është të rritet”, sqaroi ai.

Duke folur me udhërrëfyes të guidave vendore dhe kombëtare, kryebashkiaku u shpreh se ky qytet i ka të gjitha mundësitë që falë punës të ecë përpara. “Është fatkeqësi që viti 2020 akoma ka njerëz që shajnë Shqipërinë dhe thonë: Ky vend s’bëhet! Unë jam një besimtar i fortë se po t’i përveshim mëngët si në këto 5 vjet, nuk do kishim asgjë mangët. Dy janë mundësitë: o e mbajmë kokën mbrapa, ose shohim përpara! Unë jam dikush që nuk e mbaj asnjëherë kokën mbrapa. Çfarë iku, iku, por ama, nga tani e tutje, i kemi shanset të ecim përpara”, deklaroi Veliaj.

Duke sjellë shembullin e suksesshëm të transformimit të Pazarit të ri, Kalasë dhe të ngritjes së disa muzeve, si “Studio Kadare”, “Muzeu i gjetheve” apo “Bunk’art”, Veliaj apeloi për të lënë pas betejat politike dhe për t’u fokusuar te zhvillimi. “Më vjen keq pse për të bërë punë të bukura, duhet kaq shumë stres. Mbaj mend kur filluam punën te Kalaja, thanë: Po prishet trashëgimia! U thashë: Cila trashëgimi? Se ne po heqim ferrat. Ndaj, vjen një moment kur duhet t’i lëmë politikën, partitë, histeritë, këto çudirat shqiptare dhe të themi: A ka mundësi të vëmë dorë dhe të rregullojmë sa më shumë hapësira të tilla? Unë mezi pres që ta kemi më në fund turizmin si një pjesë të qenësishme të ekonomisë së Tiranës, potenciali ynë i rritjes është te turizmi, u shpreh ai.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe nxënës të shkollës “Dora d'Istria” në kryeqytet, të cilët kanë qenë pjesë e disa tureve të organizuara nga Bashkia e Tiranës për guidat turistike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Engjell Gishti: 22/02/2020 00:45

    Nese ne shkojme e bejme guiden ne Kroaci, Serbi, Mal te Zi etj, hame gjoba qe na rrotullohet mendja (500 euro e larte) sepse na gjobisin si pune e zeze! Ndersa guidat e huaja bejne palle ne Tirane e ne te gjithe Shqiperine! Madje edhe tallen me historine tone! Kur do kujtoheni ta rregulloni tregun, pra te beni marreveshje me vendet respektive sipas te cilave ata te pranojne guidat tona e ne te pranojme guidat e tyre, apo askush te mos pranoje guidat e tjetrit? Kaq te paafte jeni sa nuk beni dot nje marreveshje? Perse ne Turqi ne detyrohemi te marrim nje "guide hije" (pra nje guide kukull memece) vetem "per te respektuar ligjin turk" i cili perkthehet ne nje pagese prej 350 euro dita? A e kuptoni se na rrjepin nga te gjitha anet vetem e vetem se ju jeni te pa-afte te ndertoni marredhenie reciprociteti? Se mos vetem per guidat! E njejta gje eshte edhe per levizjen e mallrave! Maunet serbe vijne e bejne palle ne Shqiperi, mbushen dhe te gjithe i respektojne e madje i krijojne facilitete deri ne kufi; kur shkojne tregtaret tane matane kufirit, U NXIJNE JETEN ne kuptimin me te plote te fjales! Keshtu do e ndertoni Minishengenin ju duke na bere skllever te vendeve perqark?

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 21/02/2020 18:49

    Sna the se cdo beje Bashkia e Tiranes per ta centralizuar tregun dhe per te ndaluar guidat guidat e huaja qe tregojne si tju vije per mbare nderkohe qe me ligj asnje guide e huaj nuk lejohet te guidoje ne territorin shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin