Veliaj takon Zëvendës-Presidentin e Kongresit Amerikan Hebre: Krenari që Shqipëria jonë e vogël strehoi hebrenjtë

Veliaj takon Zëvendës-Presidentin e Kongresit Amerikan Hebre: Krenari që Shqipëria jonë e vogël strehoi hebrenjtë

TIRANË- Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku hebrenjtë e strehuar në territorin e saj u mbrojtën nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Madje, në fund të luftës, numri i hebrenjve që jetonin në Tiranë u dhjetëfishua, tregues për kontributin e madh të familjeve të kryeqytetit në shpëtimin e jetëve, por edhe të traditës së mikpritjes së shqiptarit. Në këtë 100-vjetor të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim Zëvendës-Presidentin e Kongresit Amerikan Hebre, Munr Kazmir, më të cilin diskutoi për marrëdhëniet shumë të mira mes dy popujve dhe harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë.

Kryebashkiaku tha se fryma e treguar në ato vite të vështira, duhet ruajtur e gjallë dhe kultivuar në gjeneratat që vijnë. “Për ne është krenari që, Shqipëria jonë e vogël është i vetmi vend ku në fillim të Luftës së Dytë Botërore kishte vetëm 200 hebrenj që jetonin në Tiranë, kurse në fund të saj 2 mijë. Fakti që hyn te ato pak vende ku popullsia hebraike u dhjetëfishua në fund të luftës, kurse në vende të tjera patën tjetër fat, na bën të ndihemi sadopak krenarë. Mezi pres që me të gjithë komunitetin hebraik në Tiranë, por edhe me miqtë që kemi në Amerikë apo me miqtë e besimeve të tjera që e kultivojnë përditë këtë frymë të bashkëpunimit, ta kthejmë 100-vjetorin e Tiranës në një histori suksesi”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se në këtë vit jubilar, Tirana do të kremtojë, bashkë me komunitetin hebraik, edhe dy data të shënuara. “Për komunitetin hebraik do të kemi dy data të shënuara, një për të nderuar të gjithë qytetarët e Tiranës që mikpritën dhe mbajtën në shtëpinë e tyre shtetas apo familje hebreje, me një monument dhe një nderim në Parkun e Liqenit të Tiranës. Gjithashtu, edhe në fshatin e Shëngjergjit, që ka qenë gjithashtu një nga zonat më bujare dhe më mikpritëse të komunitetit hebraik gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Mezi pres që në këto dy data të shënuara, por edhe në data të shënuara për komunitete të tjera, të kujtojmë 100-vjetorin e Tiranës, patjetër me shumë sfida e vështirësi, por sigurisht me shumë solidaritet, mikpritje, bujari, sidomos në momentet më të vështira”, deklaroi Veliaj.

Veliaj takon Zëvendës-Presidentin e Kongresit Amerikan Hebre

Zëvendës-Presidenti i Kongresit Amerikan Hebre, Munr Kazmir vlerësoi punën e kryebashkiakut dhe përpjekjet për të sistemuar të prekurit nga tërmeti në banesa të reja. “E falenderoj kryetarin për punën e tij, duke i lokalizuar këta njerëz dhe duke i siguruar shtëpi. Mendoj se keni një udhëheqës të ri, që po bën një punë të mirë në qytet dhe unë e dua Tiranën. Më e rëndësishmja, kryetari juaj është i mrekullueshëm dhe mendoj se qytetit të Tiranës i duhet dikush si ju”, tha Kazmir.

Në mënyrë simbolike për 100-vjetorin e Tiranës si kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi Munr Kazmir një targë automjeti shqiptar me numrin 100.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiuni i perandorit: 23/01/2020 15:24

    Pse si kerkoni izraelit te njofi pamvaresine e Kosoves, meqe i paskemi shpetu lekuren ne kohe te veshtira

    Përgjigju
  • Mashtrusi: 23/01/2020 05:36

    Beni servilizem sa te doni se nuk i rruhet njeriut per shqiperin, nqoft se nuk veni doren ne zemer vet ju mashtrusa qe qeverisni, se ne shtepin tate duhet te drejtosh ti jo komshiu more gjak pirsat e shqiptarve.

    Përgjigju
    • Tomori USA.: 26/01/2020 02:42

      Faleminderit kryebashkiaku i Tiranes, zoti Velia. Si bashkeatdhetar dhe ish qytetar i Tiranes,gezohemi pa mase, kur shikojme se cfare ndryshimesh ka pesuar Tirana dhe RRethinat, nen drejtimin tuaj per kater vjet e gjashte muaj. Ju, deshuat se, jini personi i duhur, ne kohen e duhur, per ta bere Tiranen, kryqytetin me te bukur ne Ballkan e me gjere. Fale intelegjences, vizjonit, punes kemmbengulse dhe pa orar, bete te mundur qe Kryeqyteti yne te zbukrohet dhe qytetaret te kene me shume akses per pune, shkollim edukim, argetim disa here me te mire nga parardhesi tuaj Lulezim Basha,qe dote mbahet mend si personi me i paafte ne kariken e kryebashkiakut, qe edhe pse e mori me mashtrim, apo ja vodhi Rames, sberi asgje te mire te mbaej mend nga qytetaret. Kure te vikoha e zgjedhjeve, per pushtetin lokal, me qindra e mijra emigrant ketu ne Amerik dhe neper bote, dote nakesh ne krah, per tju mbeshtur edhe nje legjslature tjeter, sepse je i ri ne moshe, puntor, energjik, vizjonar per te ardhmen. Te mbeshtesim ne nismen per ti dhene kryqytetit tone te dashur, nje teater modern e bashkekohor, kure te vime per te kaluar pushimet ne edin tone, dote jemi te lumtur, te shikojme nje cfaqe ne nje ambjent modern, ndryshe nga karakatinaqe te kall tmerin kur hyn brenda.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie