Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Njësia 5 se brenda 10 muajve punë Sheshi “Skënderbej” është transformuar në një nga hapësirat më të mëdha të gjelbra në qytet.
 
Pavarësisht kritikave, Veliaj deklaroi se realiteti është krejt tjetër ku numri i pemëve dhe i bimëve të mbjella është dhjetëfishuar.
 
“Morëm një shesh i cili kishte vetëm një metër katror pemëtari me ato dardhat që të gjitha u rimbollën dhe nga 220, shkuam në 2220 pemë, 4500 shkurre, 70 mijë lule, 100 shatërvanë”, tha Veliaj.
 
 Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se sheshi “Skënderbej” është simboli më i mirë i përfaqësimit të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, ku çdo vizitor do të mund të gjejë një pllakë guri nga vendlindja e tij.
 
“Ne socialistët e dimë si funksionon kjo punë. Kur ke përballë njerëz që nuk kanë ngulur një gozhdë, ku për katër vjet nuk rregullonin dot sahatin e Tiranës dhe ku për katër vjet nuk i fusnin dot një dorë bojë murit të bashkisë, sigurisht që ne nuk presim lëvdata.

Në fillim thanë, ja po e bëjnë me pllaka kineze. Në fakt nuk po e bëjmë me pllaka kineze, por po marrim nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe përtej, ku jetojnë shqiptarë për të treguar se ky shesh është qilim që përfaqëson të gjitha zonat dhe ku çdo vizitor do të mund të gjejë një pllakë që vjen nga vendlindja e vet.

Kjo është edhe një mënyrë që shpenzimet e sheshit nuk kanë mbetur vetëm në Tiranë, por kanë shkuar dhe në ato zona ku kanë punuar mijëra njerëz për të sjellë pllakat”
, u shpreh kreu i Bashkisë.
 
 Veliaj deklaroi se në shesh janë 28 mijë metra katror pllaka, krahasuar me 32 mijë metra katrorë sipërfaqe e mbjellë.
 
“Thanë nuk ka gjelbërim. Vetë janë jashtë, në sheshin San Marko në Venecia ku nuk ka asnjë pemë. Është i gjithi rrasë guri, ose i shkruajnë kritikat nga Roma. Shën Pjetri në Romë, me Saliun të parin që ka shkuar disa herë te Papa, e ka parë që nuk ka asnjë pemë. Sheshi i Kuq në Moskë ka vetëm një pemë e cila është kryesisht për funksionet e Vitit të Ri. Ne kemi sot një shesh që ka 28 mijë metra katror pllakë për metaforën e 28 mijë kilometra katrorë Shqipëri dhe 32 mijë metra katrorë gjelbërim”, sqaroi kryebashkiaku.
 
 Edhe deputeti Pandeli Majko, vlerësoi projektin për Sheshin “Skënderbej”, i cili do të simbolizojë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ata janë. Majko deklaroi se inaugurimi i këtij sheshi do të hapë një kapitull të ri.  
 
“Po e filloj me projektin simbol, që ka hapur debate këto kohët e fundit, përgjithësisht raporti me të bukurën hap debat, siç është raporti me debatin për sheshin. Po sjell një paralele që më është fiksuar lidhur me debatin që është hapur në Francë. Kur u bë Kulla Eiffel, çfarë nuk e mallkuan kur u bë, ç’është kjo karabina, ç’është ky hekur. Shëmtia e Parisit, do turpërojë Parisin. Në fakt ajo sot është simbol i Parisit.

E njëjta gjë kam përshtypjen është ky inaugurim, një inaugurim shumë i vonuar, në një shesh që duhej të ishte bërë prej shumë kohësh dhe që në historinë e tij të shkruajtur keq, me kioska, me prishje, me mitingje, me rrahje të opozitës nga policia, me arrestime, me probleme, aty është shkruajtur historia e Shqipërisë, edhe historia politike. Ky inaugurim që do të behet nesër, duket sikur mbyll një kapitull për të hapur një tjetër”,
tha Majko.
 
 Duke u ndalur tek puna që është bërë në kryeqytet, Veliaj deklaroi se brenda një kohe të shkurtër janë bërë një sërë investimesh të rëndësishme të cilat janë të prekshme nga qytetarët.
 
“Sivjet e kemi quajtur “Tirana 2 vjet zgjuar”. Sigurisht mund të bësh më shumë gjëra zgjuar se sa bën kur je në gjumë, por e ke parasysh, kush ka qenë, ose kush i ka kujtimet e afërta të gjimnazit apo universitetit dhe e di që ka ditë provimi, e mban mend atë ankthin që si do të dalë, si do paraqitem, çfarë do më pyesin dhe unë besoj që ne të Bashkisë së Tiranës jemi më fatlumët sepse ne e kemi komplet pa ankth provimin tonë.

Mund t’i shohim njerëzit në sy, mund t’i shohim qytetarët në sy dhe mund t’u themi ekzaktësisht çfarë kemi bërë dhe të presim ballëhapur notën që do na japin. Unë besoj se deri tani na kanë dhënë notën 10 dhe parimi është të vijojmë në këtë drejtim”,
garantoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi dhe mbështetjen për qeverinë e Edi Ramës, si garanci për vijimin e investimeve në kryeqytet. 
 
Ndërkohë, Veliaj preku edhe çështjen e ndërtimeve pranë digës së liqenit artificial. Kryebashkiaku deklaroi se me Planin e ri të Përgjithshëm, nuk do të lejohet ndërtimi, ndërsa garantoi për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
 
Më tej, Kryetari i Bashkisë u ndal në investimet e realizuara në Njësinë Nr.5 si dhe në projektet e ardhshme për këtë zonë
Rikonstruktuar Kopështin Nr. 45, Rruga “Irfan Tomini”;
 
 Rikonstruktuar Kopështin Nr. 52, Rruga “Njazi Demi”;
 
 Rikonstruktuar Kopështin Nr. 11, Rruga “Mustafa Qosja”
 
 Rikonstruktuar Kopështin Nr. 25, Rruga “Tirana e re”;
 
 Rikonstruktuar Kopështin Nr. 31, Rruga “Pjetër Bogdani”;
 
 Rikonstruktuar Kopështin Nr. 42, Rruga “Vaso Pasha”;
 
 Rikonstruktuar Kopështin Selitë;
 
 Rikonstruktuar Çerdhja Nr. 16, Rruga “Ismail Qemali;
 
 Rikonstruktuar Çerdhja Nr. 57, Rruga “Nuçi Naçi”.
 
 Ndërtuar Kendi i lojërave per femije ne Parkun e madh të Liqenit;
 
 Rindërtuar Kendi i lojërave në Rr. “Abdyl Frasheri” te Presidenca;
 
 Ndërtuar Kendi i lojërave nëRr. “Medar Shtylla”, Komuna e Parisit;
 
 Ndërtuar Kendi i lojërave prapa “Piramidës”;
 
 Ndërtuar Kendi i lojërave pranë stadiumit Dinamo, Rr. “Sulejman Delvina.
 
 Rikualifikuar terrenin sportiv në shkollën “Petro Nini Luarasi”;
 
 Rehabilituar dhe instaluar sistemi i ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku”;
 
 Rikonstruktuar Urën në rrugën “Irfan Tomini”;
 
 Rikonstruktuar Ura e Kembesoreve tek ish Ekspozita “Shqiperia Sot”
 
 Rikonstruktuar Rruga e Kosovarëve
 
 Rikonstruktuar "Rruga e Zallit", Selitë;
 
 Rikonstruktuar Rr. Dalip Topi.
 
 Rikonstruktuar bllloku Shushica;
 
 Rikonstruktuar Blloku i Selitës, pjesa e zonës që kufizohet nga rrugët ”Mentor Xhemali”; “Hajdar Tafa”; “Qemal Butka”; “Gjin Gjergji”, “Gjon Nikoll Kazazi”, Dhimiter Pasko”  (pranë përfundimit)
 
 Rikonstruktuar blloku i kufizuar nga rrugët: “Ibrahim Rugova; “Pjetër Bogdani”; “Gjin Bue Shpata” dhe bulevardi “Bajram Curri”;
 
 Rikonstruktuar blloku i pallateve “Selite” që prek zonën ndërmjet rrugëve ”Ilia Dilo Sheperi”; ”Niko Hoxha”; “Valentina Pistoli”; “Leka i Madh”; ”Hamdi Pepa”; “Vangjel Koça;  (ende punohet)
 
 Rikonstruktuar blloku që kufizohet nga rrugët: “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, “Skender Luarasi”, “Grigor Heba”; “Gjik Kuqali”
 
Investimet e parashikuara për t’u realizuar 
- Itenerare kembesoresh me piste vrapimi dhe biçikletash ne Parkun e Liqenit Artificial;
 
- Ndërtimi i Rr. “Faik Konica”
 
- Ndertimi i rruges qe lidh rrugen "Tish Daia" me rrugen "Robert Shvarc"
 
- Rikonstruktimi i Rr. "Dhimiter Shuteriqi"
 
- Rehabilitimi dhe Instalimi i Sistemit të Ngrohjes ne shkollen 9-vjeçare “Vasil Shanto”
 
- Rikonstrukstumi i shkolles 9-vjecare "Dëshmorët e Lirisë"
 
- Ndërtimi i rrethrrotullimit në Rr. Medat Shtylla.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com