TIRANË- Ministri i Mirëqenies dhe i Rinisë, Erjon Veliaj ka shpjeguar strategjinë e ndërmarrë për sitemin e punësimit. I ftuar në emisionin “Teta a Tete” të gazetarit Artur Nura, Veliaj shpjegoi se sistemi i ri i punësimit do të jetë produktiv kur ai do të shoqërohet me projektin për shkollimin profesional, që në Shqipëri thotë Veliaj nuk ka imazh pozitiv.
“Protali i punësimit ditën e parë kur e gjetëm në sistem kishte një ofertë për 200 vende pune. Ndërkohë, pas afro dy muajsh ne kemi mbi 3 mijë vend pune, pra 5-fishin e asaj që gjetëm ditën e parë”, sqaroi ministri.

Veliaj u shpreh se Zyrat e Punës janë një vend takim mes të punëofruesve dhe punëkërkuesve, ndërsa sqaroi se zyrat janë ngriur në bashkëpunim me kompani biznesesh private.

“Ideja është që Zyrat e Punës të jenë një vend takimi midis atyre që ofrojnë punë dhe atyre që kërkojnë punë, pra ideja është që ata të bashkëbisedojnë”, tha Veliaj.
 
Ministri Veliaj shpjegoi se ka punë që nuk kërkohen dhe kjo do të thotë që ka mangësi në formim për një profesion të caktuar.

“Kjo do të thotë që duhet të mësojë edhe për shkolla të tjera profesionale. Sot arsimi profesional nuk aplikohet fare dhe kjo për arsye të ndryshme si p.sh ata mendojnë se me punë zanati merren vetëm njerëz që nuk kanë aftësi të bëjnë një shkollë apo mendojnë se me zanat merren njerëzit modest.”
 
“Ne sot kemi vendosur që këtë imazh ta ndryshojmë”,  shprehet ministri i Mirëqënes dhe Rinisë, Erjon Veliaj. 

Sipas Valiajt, janë disa profesione të reja të kërkuara nga tregu që do të ndryshojë imazhin për zantet, që mësohen edhe nga qendrat shtetrore të ngritura posaçërisht për këtë.

Ish-kreu i “Mjaft” ndau mendimin e tij edhe për aktivitetin e shoqërisë civile në Shqipëri. Ai vlerëson se shoqëria civile duhet të jetë më aktive, “të provokojë më shumë debat” ndërsa theksoi gjithashtu se qeveria nuk duhet t'i financojë shoqëritë civile në mënyrë që të kenë pavarësi, të mos "kompromentohen nga qeveria", tha Veliaj.

Ministri Veliaj ndau edhe mendimin e tij për refuzumin e armëve kimike siriane në muajin dhjetor. Ai tha se mendimi ishte i drejtë dhe “çfarë është më e rëndësishme është se u dëgjuar zëri i qytetarëve.”

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)