Veliaj: Vetëm shteti e jep statusin e
jetimëve e atyre me aftësi të kufizua

TIRANE- Statusin e jetimit dhe të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri e jep vetëm shteti, dhe në rast se ndonjë shoqatë do të vazhdojë të lëshojë vërtetime të tilla do të përballen me pasojat. Ka qenë ky mesazhi që ka dhenë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj gjatë mbledhjes me Këshillin Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. “Për çdo lehtësim në shërbimet publike, arsim, shëndetësi etj, janë vetëm strukturat e Shërbimit Social Shtetëror në Tirane dhe në rrethe struktura e vetme e autorizuar me ligj që të lëshojë vërtetimet për përfitimin falas apo me tarifë të reduktuar të shërbimeve të njohura me ligj.

Çdo shoqatë që vazhdon të lëshojë vërtetime me efekt përfitimin e shërbimeve falas është duke shkelur ligjin dhe do të përballet me pasojat e kësaj vepre”, deklaroi Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kjo mbledhje e mbajtur për të drejtat e fëmijëve ka pasur në qendër të diskutimeve mënyrat më efikase për eliminimin e abuzimit me fëmijët dhe shfrytëzimin e tyre.

Duke iu referuar këtyre problematikave, Veliaj bëri me dije se në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe organizatave të shoqërisë civile, janë mund të trajtohen mbi 100 raste të fëmijëve në rrugët e Tiranës, pesë persona janë në ndjekje penale për shfrytëzim të fëmijëve dhe veprën e trafikimit, në gjendjen civile janë regjistruar mbi 126 fëmijë që u ishte privuar e drejta për një identitet ligjor; si dhe janë ndërmarrë nisma që synojnë përfshirjen, paisjen me aftësi profesionale falas për familjet dhe të rinjtë në nevojë.

“Me reformimin e ndërmarrë në skemën e ndihmës ekonomike, nga e cila përfitojnë mbi 70 mijë fëmijë në Shqipëri, tashmë ndihma ekonomike tërhiqet vetëm nga nënat dhe për çdo fëmijë që ndjek rregullisht shkollën dhe vaksinohet, jepet një shtesë në ndihmën ekonomike në vit prej afro 40 dollarësh”, u shpreh ai. Ndërkaq, Veliaj vuri në dukje se Ministria e Mirëqenies Sociale është duke ndërmarrë tre reforma shumë të rëndësishme për sigurimin e përkujdesjes dhe shërbimeve më të mira për fëmijët në mbarë vendin, reformën e Sistemit të Vlerësimit të Aftësisë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara; reformën e Shërbimeve Sociale dhe ngritjen e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen