Veliaj: Vitin tjetër nisim projektin për Piramidën, TVSH zero për transportin publik elektirik

Veliaj: Vitin tjetër nisim projektin për Piramidën, TVSH zero për transportin publik elektirik

1574245227_veliaj.jpg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  duke folur  rreth 'Buxhetit 2020' në komisionin e Ligjeve, ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të nisi projekti i ndërtimit të Piramidës. Veliaj tha ndër të tjera se projekti i Piramidës së Tiranës do të jetë një qendër teknologjike dhe informacioni për të gjithë të rinjtë por jo vetëm.

"Si kryetar i bashkisë së Tiranës, projekti më ambicioz që kemi këtë vit dhe që është propozuar në këtë buxhet, dua t’iu falenderoj qeverinë edhe ju, ka të bëjë me piramidën e Tiranës. Piramida e Tiranës është parashikuar të fillojë punimet vitin tjetër, do të jetë ndërtesë ikonë e cila do të jetë edhe investimi kryesore për vitin që vjen. Parashikohet që të jetë qendër e teknologjisë së informacionit ku 5 mijë të rinj, nxënës të kenë mundësi që të marrin kurse të standardeve më të larta ndërkombëtare kur vjen puna tek njohuritë dixhitale. Besoj se jemi në gjeneratën kur, nëse gjenerata përpara meje dilte me 10-ta dhe dinte anglisht, gjenerata e re duhet të dalë që të dijë anglisht dhe gjuhën e kompjuterave. Kështu që është kërkuar që qeveria të jetë bashkë financuese, bashkë financues tjetër është Fondi Shqiptaro-amerikan dhe bashkia e Tiranës. Qeveria në fakt e ka futur në këtë buxhet dhe dua ta konfirmojmë mbështetjen tonë për ketë projekt"

Mes të tjerash ai theksoi se investimi tjetër do të jetë edhe për mbetjet urbane që synohet që të krijohet një impiant që të ktheje mbetjet në enegji. Ai është ndalur edhe tek makinat elektrike duke thënë se flotat e taksive në Tiranë po kthehen elektrike. Ai ka propozuar se TVSH për transportin publik me autobusë elektrik të bëhet zero në mënyrë që të ndikojë pozitivisht n mjedis.

"Makinat elektrike. Ne japim për 24 orë licencën e taksive kur vjen me makinë elektrike. Nëse do të kishim edhe autobusët do të ishte diçka shumë e mirë.  Do ishim të parët në rajon. Kemi patur një angazhim tjetër, për sa i përket impiantit të mbetjeve.  Projekti për piramidën do të nisi në vitin e ardhshëm. Do të kemi një bashkëpunim me qeverinë. Qeveria do ta uli kontributin, bashkia do ta rrisi. Ajo që kërkojmë është bashkëfinacnimi i lumit të Lanës. Për një kredi arritëm ta kalonim. Për Lanën do të jepen 3 milion euro grant. Do të kemi një kredi të butë.  Propozoj tvsh zero për autobusët elektrik. Për vitin e parë dhe të dytë Bashkia është e gatshme të fillojë vetë projektin." tha ndër të tjera Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj: Të rishikohet harta territoriale, Aeroporti i Rinasit të jetë i Tiranës! Si Parisi të kemi edhe ne një ligj të veçantë (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit