Veliaj vizitë në Londër, prezanton transformimin e Tiranës në Universitetin e Kembrixhit: Së shpejti bashkëpunim në projekte

Veliaj vizitë në Londër, prezanton transformimin e Tiranës në Universitetin e Kembrixhit: Së shpejti bashkëpunim në projekte

Kryebashkiaku Veliaj gjatë vizitës në Londër

100-vjetori i shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë do të shënojë nisjen e disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore.

Sipas deklaratës për shtyp, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shumë shpejt do të nisë puna për një sërë projektesh si Teatri i Ri Kombëtar, zgjatja e lumit të Lanës, Parku i Qendror në Bulevardin e Ri etj., nga Universiteti i Kembrixhit në Londër, ku ishte i ftuar për të prezantuar transformimin që ka pësuar Tirana vitet e fundit.

Ai dha lajmin për ndërtimin e një pallati të ri sporti, pas suksesit me projektin e ndërtimit të stadiumit “Air Albania”.

“Na duhet një pallat i ri sporti, që të ketë të njëjtin dinjitet si stadiumi i ri kombëtar, i cili gjithashtu pati dilema dhe debate, por në finale është një bizhu për qytetin”, shtoi kryebashkiaku.

Teksa theksoi se shumë prej këtyre projekteve kërkojnë guxim, Veliaj siguroi se Tirana nuk do të ndalet në rrugëtimin e saj drejt zhvillimit.

Ai nënvizoi se falë projektit të rindërtimit, do të lindë edhe qyteti i 100 viteve të ardhshme.

“Disa nga vendimet e rëndësishme lidhen me vendimet e qeverisë dhe kryeministrit për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë; disa nga kompanitë, skuadrat e arkitektëve edhe universitetet e ndryshme që janë përfshirë në projektet e rindërtimit ishin këtu për të treguar sesi kriza mund të jetë edhe një mundësi. Pra, nga rrënojat mund të lindë edhe diçka e re, një qytet i 100 viteve të ardhshme”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës do të nisë edhe një bashkëpunim të veçantë me Universitetin e Kembrixhit.

“Ishte një kënaqësi e veçantë për të bashkëbiseduar me studentët e Kembrixhit, një nga universitetet më të mira në botë.

Mezi pres që me Universitetin e Kembrixhit të fillojmë një raport, njësoj siç kemi me Universitetin e Harvardit dhe universitete të tjera, ku studentët më të mirë vijnë për praktikën e tyre në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai gjithashtu u shpreh se produktet e para të kësaj marrëdhënieje të re, do t’i shohim shumë shpejt në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 02/02/2020 20:25

    NA I BERE LEKET RRUSH E KUMBULLA E BILETA AVIONESH o erion velia,,per kete I paguajme taksat ne per te tallur sumen ne avion ti......

    Përgjigju
  • Papi: 02/02/2020 19:07

    Po depozitat e ujit siper pallateve ja tregove? Nje sherbim qytetar qe garantonte dhe roma e lashte meqe je ne ate universitet pyeti pak me sa fish shtohet kanceri nqs perdor ato depozita

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës