Veliaj-opozitës: Jeni kthyer më të lodhur se ç'ikët nga Këshilli! Në Tiranë vijnë yjet e muzikës botërore, ju vazhdoni ende me 'ooh-llaçi-bojs' si në 92-shin”

Veliaj-opozitës: Jeni kthyer më të lodhur se ç'ikët nga Këshilli! Në Tiranë vijnë yjet e muzikës botërore, ju vazhdoni ende me 'ooh-llaçi-bojs' si në 92-shin”

 

1689868251_6b6e3abe22204582ad2fa3075d2bf256.jpg

Pas një debati me përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj i ironizoi ata kur tha se janë rikthyer në këshill pas 4 vitesh më të lodhur seç ishin. Gjatë diskutimit në lidhje me situatën e personave me aftësi të kufizuar, Veliaj tha se opozita kur drejtonte vendin i kishte lënë ata pa u dhënë pagesat.

“Kur qeverisnit juve nuk i paguanit 6 muaj bukë, sot diskutoni ku janë zyrat e 1 prej 10 shoqatave. Thashë se kishit ardhur me mendje serioze, por jeni kthyer më të lodhur seç ikët. Tiranën e viziton në një javë Enrique Iglesias, Buena Vista Social Club dhe Ricky Martin, këta janë ende me 'ooh-llaçi-bojs’ si në 92-shin’” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë i kujtoi këshilltarëve të opozitës se në kohën e qeverisjes së Sali Berishës dhe të Ilir Metës, personat me aftësi të kufizuar protestonin me muaj të tërë poshtë dritares së kryeministrisë, pasi nuk merrnin as ndihmën ekonomike. Veliaj theksoi se tashmë, jo vetëm që marrin në kohë ndihmën ekonomike, por ajo është shumëfishuar gjatë qeverisjes së PS-së.


Lajmi kryesor:

Nga Kopshti Botanik te Muzeu i Tiranës, Veliaj rendit në Këshillin Bashkiak disa nga projektet e reja


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump