Velipojë, tatimet mbyllin 4 biznese
shkak mosshlyerja 

Velipojë, tatimet mbyllin 4 biznese<br />shkak mosshlyerja 
VELIPOJË (ShKODËR) - Katër biznese janë mbyllur këtë muaj në plazhin e Velipojes nga drejtoria e tatimeve, pasi ato nuk kanë shlyer detyrimet tatimore, siç përcaktohen në ligj. Kjo është bërë e ditur për mediat nga drejtori i tatimeve në Shkodër, Mark Laloshi.

Ai thotë se kontrollet do të vazhdojnë intensive këtë muaj dhe deri në mbyllje të sezonit, pasi qershori dhe korriku kanë qenë të vakët në këtë drejtim për shkak të numrit të ulët të pushuesve.
 
Laloshi pranon se ka pasur ndikim edhe rezultati i zgjedhjeve dhe numri i ulët i pushuesve, që një pjesë e bizneseve të hezitojnë të paguajnë këto detyrime, por tatimet kanë qenë të vendosura në përmbushjen e misionit të tyre.
 
Krahasuar me një vit më parë, numri i bizneseve në plazhin e Velipojës ka mbetur i njëjtë, e po ashtu edhe numri i punëtorëve.

Bizneset në zonat bregdetare kanë xhiron më të madhe gjatë sezonit veror për shkak të rritjes së fluksit të turistëve. 

Por, për të shmangur pagesën e tatimit, shumë prej këtyre bizneseve nuk deklarojnë xhiron reale ditore, duke mos prerë kuponët tatimore. Kjo manovër konsiderohet evazion fiskal.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus