Velipojë, masterplani, prishje të
ndërtimeve pa leje në bregdet

Një menaxhim ndryshe të bregdetit dhe një sistemim të ri, në kuadër të planifikimit të plazhit, ka qenë ky qëllimi i një takimi që Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare dhe drejtuesit e Komunës Velipojë zhvilluan me grupet e interesit dhe biznesin vendas. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare ka deklaruar se është mjaft e rëndësishme ndryshimi i menaxhimit të bregdetit.

Për kryetarin e komunës Pashko Ujka përfundimi i masterplanit do të shenojë edhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve pa leje.

Takimi u organizua nga agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe komuna Velipojë, ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të Agjencisë së Planifikimit të Territorit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime