Një zjarr masiv ka përfshirë rreth orëve të para të mëngjesit landfill-in e Velipojës. Mbetjet urbane të grumbulluara në këtë pikë janë bërë burim i një zjarri masiv.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por sipas informacioneve dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Flakët e dala jashtë kontrolli kanë sjellë shqetësime edhe për turistët që ndodhen pranë kësaj zonë.

Zjarrfikëse nga Shkodra, Lezha dhe Laçi kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forca policie të cilët kanë nisur hetimet.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)