TIRANE- Ardian Olldashi, vëllai i ish-ministrit të Transportit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një video të “hequr nga qarkullimi”. Vëllai i Sokol Olldashit, shprehet se video e fjalës së mbajtur nga ish-deputeti në Kuvend çuditërisht nuk gjendet në internet.

“Çuditërisht, video e hequr nga qarkullimi. Por unë nuk jam qarkullimi, çuditerisht”, shkruan Ardian Olldashi. Në këtë fjalë të mbajtur, Olldashi akuzoi jo vetëm Partinë Socialiste për fenomenin e blerjes së votës për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Korçës por drejtoi gishtin e akuzës edhe nga vetë PD-ja.

Olldashi kërkoi që partitë kryesore të luftojnë këtë fenomen duke thënë se në Kuvend ka vend vetëm për ata që votohen dhe jo për ata që paguajnë për të blerë vota.


Marrë nga ''Shekulli Online"

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)