TIRANË - Dëmtimi i rrugës Elbasan-Librazhd ka sjellë dhe një herë në vëmendje akuzat për korrupsion në qeverinë “Berisha”. Vëllai i ish-ministrit të Transporteve në kohën e Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, i është kundërpërgjigjur ashpër demokratit Genc Pollo, pasi ky i fundit ia atribuoi të ndjerit përgjegjësinë për lejet abuzive për shtrimin e kabllove optikë në rrugë.
"Ai Pollua që në vetvete nuk është gjë tjetër sesa krijesë e pavetëdijshme dhe ofendues i racës njerëzore, dhe këtë radhë më zhgënjeu. Jo nga pikëpamja burrërore, sepse aty nuk mund të pretendojmë, por nga varfëria intelektive e këtij frymori. Ti bëjë vetes një dhuratë që Perëndia nuk ja bëri. Të tregohet një herë të vetme dinjitoz. E nga ta dijë i gjori që im vëlla edhe aty ku është, është më i zgjuar se Pollua në kuadrat. Po sikur t'i ketë incizuar nja dy këngë këtij zë bilbilit, pikërisht se një ditë krimbi mund të fajësojë shiun për aspektin e tij të baltosur"", - shkruan Ardian Olldashi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Por çfarë e nxiti këtë reagim?
Ishte deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili akuzoi Genc Pollon si ish-ministër të Telekomunikacionit në qeverinë Berisha, për shtrimin disa vite më të fibrave optike në anë të Elbasan-Librazhd në Xibrakë. Përplasja lindi pas shembjes së kësaj rruge si apsojë e përmbytjeve. Balla tha se ndaj Pollos do të bëhet edhe një padi për tenderin e dhënë firmës që do të shtronte fibrat optike.
Por deputeti demokrat reagoi duke ia adresuar fajin ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashi, duke thënë se lejet janë lëshuar nga tjetërkush. Edhe pse nuk përmend emra, por periudha për të cilin Pollo flet përkon me kohën kur në krye të Ministrisë së Transporteve ishte Sokol Olldashi.
“Gojëpalari i Edi Ramës, T. Balla më fajëson mua për një leje kabllosh optikë që paska prishur rrugët. E vërteta është se këtë leje, antiligjore e abuzive e ka dhënë dikush tjetër pa lidhje fare me mua dhe unë sa isha ministër i telekomunikacionit u përpoqa të anuloj të paktën ekskluzivitetin e saj. Për Ballën nuk ja vlen të shkruash akoma”, - shkruante Pollo në Facebook.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com