Vëllanë ia vrau mafia në Londër, Misse Beqiri bën dedikimin prekës: Forca është gjithçka që më mësove

Vëllanë ia vrau mafia në Londër, Misse Beqiri bën dedikimin prekës: Forca është gjithçka që më mësove

LONDËR- Misse Beqiri ka thyer heshtjen për herë të parë pas vrasjes tronditëse të vëllait të saj, Flamur Beqiri në prag të krishtlindjeve, në Londër. Më anë të një dedikimi prekës kushtuar vëllai të saj, Misse Beqiri ka postuar edhe një foto së bashku me vajzën ndërsa shkruan: ‘Forca ishte gjithçka që më mësove’. 

Pak ditë më parë ishte i dashuri i saj Jake Hall i cili publikoi në Instagram foto, ku shfaqet me Misse Beqirin dhe vajzën e tyre 2 vjeç buzë detit.

“Mbani kokën lart dhe vazhdoni të buzëqeshni” ishte mesazhi i tij  ndërsa Misse Beqiri shfaqej me një buzëqeshje të sforcuar.

Humbja e vëllait ka tronditur modelen, ndërsa për vrasjen e vëllai të saj deri më tani është arrestuar vetëm një person, ‘kickboxeri’ Anis Hemissi, 22 vjeç. Shqiptari u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi në prag të krishtlindjeve mbrëmjen e 24 dhjetorit. Beqiri së bashku me familjen e tij bënte një jetë të shtrenjtë. Ai ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora Krasniqi shihej me personazhe vip shpesh herë.

Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, vrasja lidhet me një përfshirje të Flamur Beqirit në një luftë bandash me kriminelë nga Afrika e Veriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cezari: 29/01/2020 10:38

    Dai a Cesare...Jepi Cezarit ate qe asht e Cezarit. Gjithe ata miliona nuk bahen pa mafie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën