Vëllezërit në kërkim të motrës/U thanë se kishte ndërruar jetë, vajza u birësua 4 muajshe

TIRANE- Në përmbushje të amanetit, vëllai në kërkim të motrës binjake. U thanë se ndërroi jetë, vajza e humbur u birësua 4 muajshe. ’’Pa gjurmë’’ sjell këtë histori, duke u kthyer vite pas, pak para se të përfundonte lufta, cifti Gjokhilaj, Pjetri dhe Maria lidhën kurorë. Ata u bënë prindër të 9 fëmijëve. Një familje e madhe që përfundoi me humbjen fatale të nënë Maries. 

Ajo humbi betejën me jetën, pas lindjes së fundit të dy binjakëve Gjonit e Mrisë më 22 maj 1960. Fëmijët ishin amaneti i saj i fundit, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë. Vdekja e së shoqes e bëri më të vrazhdë Pjetrin, ai u mbyll në vetvete nga dhembja.

Një baba dhe një bashkëshort, të cilit iu prenë krahët pabesisht. Binjakët e fundit Gjonin e Mrian, që lindi nënë Maria për shkak të kushteve jo të mira ekonomike dhe vështirësisë për t’i rritur, u dërguan në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Me të mbushur 4 muajsh Mria birësohet, një të vërtetë që familjarët e mësojnë shumë vite më pas, pasi u kishin thënë më parë se foshnja kishte vdekur. Ndërsa binjaku tjetër Gjoni qëndroi në shtëpinë e fëmijës. Me të mësuar për birësimin e Mrias, Pjetri e merr binjakun tjetër Gjonin nga shtëpia e fëmijës për të jetuar me fëmijët e tjerë.

Sot, e vetmja që mungon në familjen e madhe Gjokhilaj me 9 anëtarë është Mria. Me kërkesë të Lazes, 2 vëllezër të saj, vijnë në ’’Pa gjurmë’’, në kërkim të Mrias dhe në përmbushje të amanetit të nënë Maries…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh