Me ndarjen e re administrative, Tirana u zgjerua drejt komunave duke disafishuar edhe sipërfaqen e saj. Ndaj në këto ditë të vështira, krahas punës për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve, një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe ujitjes së tokave bujqësore, një degë kjo e ekonomisë që po merr një zhvillim të madh këto pesë vite.
Lajmin e ka dhënë vetë kryerbashkiaku Veliaj, i cili ka shpërndarë disa foto nga puna që po bëhet në këto ditë të nxehta për zëvendësimin e tubit të amortizuar në rezervuarin e Alltatës, në Baldushk.
“Bravo ekipit që në këto ditë të nxehta po kujdesen për zëvendësimin e tubit të amortizuar në rezervuarin e Alltatës, në Baldushk. Kjo ndërhyrje përmirëson vaditjen në këtë zonë, duke futur nën ujë rreth 300 hektarë tokë bujqësore. Vazhdojmë me rrjetin e Mumajesit, i cili përfundon brenda këtij sezoni,”- shkruan Veliaj.
Me shpejt,,,me larg, me lart,,ritem usta mete...ritem..
Përgjigju