'Vend im qenka bërë vend plehrash', banorët e Manzës në protestë: Po vijnë mbeturinat e gjithë Durrësit

Banorët e Manzës kanë protestuar dhe janë kundër depozitimit të plehrave në territorin e tyre.

Edhe nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme ata kërkojnë transparencë dhe dokument zyrtar ku të jetë i shprehur ky vendim.

"Po protestojmë për hedhjen e mbeturinave. Ne duam një qytez të pastër si ka qenë. Të na fusin nëpër shtëpia se na kanë lënë jashtë dhe mos të na sjellin më mbeturinat këtu,"-shprehet një banor.

Ndërkohë një tjetër deklaron: "Unë jam emigrant dhe kthehem këtu. Çfarë të shoh vendi im është kthyer në vend plehrash. Natë për natë digjen plehrat dhe ajri është toksik. Po bëhet një katastrofë ambientaliste. Këtu nuk ka landfill, thjeshtë mbledh plehrat e gjithë zonës dhe i djegin këtu."

Një i moshuar i kësaj zone thotë: "Kam lind dhe do vdes këtu. Ka qenë një pikë grumbullimi vetëm për Manzën, ndërsa tani po grumbullojnë plehrat e të gjithë Durrësit. Është vetëm 1 dynym tokë. Se si do shkojë kjo puna jonë nuk dihet. Për të vdekur kemi, më mirë të ndodhë sot."

Gjatë gjithë natës në Manëz janë depozituar mbeturinat e gjithë qytetit të Durrësit. Kjo thuhet se është një zgjidhje e përkohshme, deri sa të gjendet fondi për ti dërguar në landfillimin e Sharrës. Mirëpo kapacitet e Manzës janë shumë të vogla për të përballuar sasinë e mbeturinave që vijnë nga Durrësi.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 06/06/2020 18:18

    Mos i lini t'ju shkatarrojne ambientin,,,,se po u prish nuk rregullohet me....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja