Vendet bosh, 16 deputetët e
rinj, mandatet në shtato
Shtatori do të vendosë edhe “rregullin” në Parlamentin e ri. Ministrat e rinj pritet që së pari të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe më pas të emërohen në postet e kabinetit qeveritar. Vakancat në Parlament, brenda shtatorit.
TIRANE - Pas çertifikimit të 140 deputetëve zyrtarë të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, pritet që 16 prej tyre të japin dorëheqjen në javën e parë të shtatorit për shkak të mandatimit të tyre në postet e ministrave të kabinetit të ri qeveritar. Kjo sipas qëndrimit të shprehur dhe nga kryeministri Edi Rama. Lënia e mandatit të deputetit si dhe marrja e postit të ministrit kalon në disa faza, të cilat janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor si dhe në Rregulloren e Parlamentit.
Çdo procedurë do të nisë pas verifikimit të listave zuyrtare nga
KQZ për deputetët përkatës në koalicion, listë kjo që shkon në selitë e partive. Pranë dy selive të partive që kanë dhe deputetët që do të bëhen ministra, PS dhe LSI, jepen aktet e dorëheqjeve që depozitohen me pas në institucionin zgjedhor. Do të jetë pikërisht Parlamenti që do të shpallë dhe vakancat e deputetëve, si dhe KQZ ajo që çon emrat vijues në listat zgjedhore të PS dhe LSI në Parlament. Që në seancën e parë të Parlamentit, ngrihet komisioni i verifikimit të mandateve që bën procedurën.
Pas verifikimit të mandateve dhe betimit të tyre, vetëm pas këtij momenti, Edi Rama do t`i drejtohet parlamentit për t`i paraqitur qeverinë, seancë kjo ku do të jenë të pranishëm dhe 16 deputetët e rinj. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të ketë 12 emra të rinj ndërsa ai i LSI, 4 deputetë. Lëvizjet më të mëdha për PS-në janë në qarkun e Tiranës, ku katër deputetë, Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati, Lindita Nikolla dhe Milena Harito do të lënë mandatin. Pas Tiranës, qarqet me më shumë lëvizje janë Fieri dhe Gjirokastra, me nga dy deputetë që lënë mandatin.
Në Fier largohen Ilirjan Celibashi dhe Eglantina Gjermeni, ndërsa në Gjirokastër pritet të lënë mandatin e deputetit Erjon Veliaj dhe Arben Ahmetaj. Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo forcë politike do të ketë katër deputetë, të cilët do të lënë mandatin. Në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, e cila do të marrë postin e ministres së Integrimit. Në Berat do të lërë mandatin e deputetit Nasip Naço, në Durrës pritet të lërë mandatin deputeti Lefter Koka, ndërsa në Elbasan pritet të japë dorëheqje nga mandati i deputetit Edmond Haxhinasto.
16 DEPUTETET QE ZEVENDESOJE MINISTRATNë qarkun e Tiranës do të marrin mandatin e deputetit Enkelejda Shkreli (e cila ka qenë edhe në sesionin e shkuar parlamentar), Ervin Bushati, Blerina Gjylameti si dhe Erjeta Alhysa. Në Fier do të jetë sërish Anduel Xhindi si dhe për herë të parë Adelina Rista. Në qarkun e Gjirokastrës,dy deputetët zvendësohen me Vladimir Kostën dhe Dashamir Kamberin. Ndërsa LSI do të sjellë në Kuvend Kejdi Mehmetajt deputeten më të re, në Berat pritet që deputet për herë të parë të vijë Selfo Kapllani, në Qarkun Durrës pritet që të marrë mandatin e deputetit Bujar Derveni, ndërsa në Qarkun e Elbasanit mandatin e deputetes do ta marrë Miranda Rira.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40