Vendet bosh në KQZ, ja 3 emrat
 e PS-LSI, rikthehet Denar Biba

Vendet bosh në KQZ, ja 3 emrat<br /> e PS-LSI, rikthehet Denar Biba
TIRANE - Plotësohen vendet vakante në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pavarësisht se nuk ka lëvizur konfiguracioni i para 23 qershorit teksa e djathta ka kryetarin dhe mazhorancën e këtij institucioni më të lartë zgjedhor. Kështu, Gëzim Veleshnja, Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi pritet të jenë tre anëtarët e rinj në KQZ nga radhët e mazhorancës. Kjo është ajo që është vendosur ditën e djeshme nga ana e Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, kur mbeten edhe pak muaj nga zgjedhjet lokale që do të mbahen më 21 Qershor të këtij viti. Burime nga PS kanë bërë të ditur se Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi do të jenë dy emrat e kësaj force politike në radhët e KQZ.

Denar Biba mbante postin e ish-nënkryetarit e KQZ-së, por që dha dorëheqjen para zgjedhjeve të qershorit, për shkak se mazhoranca e atëhershme e Berishës largoi një anëtar të LSI. Emri i dytë i zgjedhur nga socialistët është një juriste me eksperiencë të gjatë, aktualisht Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi. Ndërkohë që burime nga LSI kanë konfirmuar se Gëzim Veleshnja do të jetë kandidati i kësaj force politike në KQZ.

Këta të tre kandidatë pritet të plotësojnë vendet vakante në radhët e KQZ, boshllëk i krijuar që nga muaji prill i 2013 në institucionin më të lartë zgjedhor. Me largimin e LSI nga koalicioni me Berishën, PD mori vendimin të shkarkonte anëtarin e LSI, Ilirjan Muho, me argumentin se prisheshin balancat, duke e zëvendësuar me Klement Zgurin,
përfaqësues i PD. 

APEL PËR VENDORËT 
KQZ u bën apel njësive vendore e krerëve të saj që të dorëzojnë pranë këtij institucioni informacionin e kërkuar për caktimin e Qendrave të Votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ka shprehur shqetësimin se pavarësisht se ishin paralajmëruar më parë, nga 383 njësi vendore, vetëm 183 prej tyre kanë dorëzuar informacionin e kërkuar. Sipas saj njësitë vendore më problematike janë Shkodra, Lezha, Kukësi, Tirana dhe Vlora. Jo vetëm kaq, por zëdhësja e KQZ nënvizoi se edhe në dorëzimin e hartave zgjedhore, ku nga 200 njësi vendore, vetëm 77 prej tyre i kanë dorëzuar pranë institucionit më të lartë zgjedhor. Ndërsa në mesin e 77 hartave zgjedhore të dorëzuara, 16 prej tyre janë me probleme. Në përmbledhje të gjithë shqetësimeve të lartpërmendura, KQZ u ka bërë thirrje edhe një herë krerëve të njësive vendore që të përcjellin informacionet e kërkuara pranë këtij institucioni ose në të kundërt do të ketë masë administrative me gjobë ndaj përgjegjësve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore