Vendet e punës, aplikojnë 5100 
mësues, ja çfarë do ketë testi

Vendet e punës, aplikojnë 5100 <br />mësues, ja çfarë do ketë testi
Është mbyllur afati i aplikimit për mësuesit të cilët do të testohen në 21 janar, në mënyrë që të kenë mundësi për t’u punësuar më pas. Burime të gazettes pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se në rang vendi kanë aplikuar 5100 mësues. Sipas MAS të gjithë këta candidate kanë bërë regjistrimin në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Ministria e Arsimit thotë se për kandidatët që nuk aplikuan nuk do të ketë afat tjetër.

Çfarë do përmbajë testi
Sipas udhëzimit që ka miratuar Ministria e Arsimittesti që do të japin mësuesit ndahet në dy pjesë.

Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologjinë e mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Pjesa e dytë përmban përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës”, - thuhet në udhëzimin e MAS.

”Vlerësimi i testeve kryhet në Tiranë nga komisione të vlerësimit të testeve. Vlerësuesit e testeve janë të trajnuar dhe certifikuar nga IZHA. Komisioni vlerëson me pikë secilën nga dy pjesët e testit dhe veçon testet e dyshuara për kopjim. Pikët e kandidatit për secilën pjesë të testit vendosen në krye të fletës dhe testi nënshkruhet nga të dy vlerësuesit. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë)”, - theksohet në udhëzim.

Vlerësimi
Ministria e Arsimit thotë se pas testimi do të bëhet vlerësimi. Pasi të marrin pikët kandidatët do të renditen në rend zbritës sipas pikëve që kanë grumbulluar nga i pari te i fundit. Pikëve të testimit do t’ju shtohen edhe pikët e marrë nga vlerësimi i dosjes.

“Rankimiifituesve do tëbëhetnëpërputhje me rezultatet e arrituranë: Vlerësimin e dosjesdherezultatin e arriturnëtestim. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumartorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim”, -thotë Ministria e Arsimit.

Kandidati që ka fituar më shumë pikë ka mundësi të zgjedhi vendin e punës, ndërkohë që MAS thotë se asnjë mësues nuk mund të refuzojë më shumë se 3 vende pune.

Profilet e testimit
Profilet ku do testohen mësuesit janë: Arsimi Fillor. Arsimi Parashkollor. Arsimi Special. Biologji. Art Pamor. Edukim Fizik. Muzikë. Fizikë. Gjeografi. Gjuhë Angleze. Gjuhë Frënge. Gjuhë Gjermane. Gjuhë Italiane. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Gjuhë Greke. Histori. Kimi. Matematikë. Gjuhë Maqedonase. Shkenca Sociale. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Balet (shkolla artistike). Art pamor (shkolla artistike). Muzikë (shkolla artistike). 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot