OSLO - Të shqetësuara kundrejt politikës ruse që sipas tyre "është provokimi më i madh" që i bëhet sigurisë së Evropës, pesë vendet nordike janë angazhuar sot në rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet tyre për të shmangur rreziqet e krizës.
Në një artikull të botuar në gazetën norvegjeze "Aftenposten", ministrat e Mbrojtjes apo dhe ata të Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Islandës besojnë se bashkëpunimi mund të rrisë një ndjenjë dekurajimi te fqinji rus, i cili ushtarakisht është më aktivi në rajon.
"Sjellja e Rusisë është provokimi më i madhë që i bëhet sigurisë së Evropës", deklaruan pesë ministrat, ku ndër të tjera përmendën dhe sjelljen e kësaj të fundit në Ukrainë dhe vendimin e saj për aneksimin e Krimesë vitin e kaluar.
Këto ngjarje bënë që përsa i përket sigurisë, situata pranë vendeve nordike të përkeqësohej ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.
Rusia dhe vendet perëndimore po përjetojnë aktualisht krizën e tyre më të madhe që prej mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe vendet nordike kanë vënë re së fundmi një rritje të aktivitetit rus ushtarak në rajon.
Ky aktivitet është pasqyruar ndër të tjera dhe me shkelje të hapësirës ajrore të disa vëndeve dhe intesifikimi i tyre dhe monitorimi është bërë kryesisht në detin Balltik.
"Ne duhet të jemi gjithmonë të përgatitur sepse si pasojë e këtyre ngjarjeve mund të gjëndemi përballë një krize apo dhe incidenteve të ndryshme", shtuan ministrat.
Bashkëpunimi mes pesë vendeve nordike duhet të përfshijë rritjen e manovrave të përbashkëta, të trajnimeve, rritjen e bashkëpunimit industrial dhe shkëmbimet e informacineve në fushën e teknologjisë kibernetike për mbrojtjen.
"Një bashkëpunim më i ngushtë në pjesën veriore të Evropës dhe solidariteti me vendet e Balltikut do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe kjo gjë mund të çojë në uljen e incidenteve ushtarake që mund të ndodhin", theksuan ministrat./ATSH/
/Shqiptarja.com