Aplikuesi i parë për pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është juristi profesionist Av. Prof. Asc. Dr. Naim Mëçalla, dekan në një universitet.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.
Ai zgjidhet nga Kuvendi me mandat 7-vjeçar. Administrata që do të menaxhojë zgjedhjet do të përbehet nga 3 nivele. I pari është komsioneri, i dyti Komisioni Rregullator; dhe shkalla e tretë është Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Komisioni Rregullator që përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi për një mandat 5-vjeçar, është organi kompetent për miratimin e akteve normative në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore. 3 anëtarët e tij zgjidhen po ashtu nga kuvendi për 9 vjet.